Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Lufta kundër korrupsionit, përkushtim ndaj standardeve globale dhe vlerave demokratike të një shteti ligjor

Lufta kundër korrupsionit, përkushtim ndaj standardeve globale dhe vlerave demokratike të një shteti ligjor

Prishtinë, 12/12/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marr pjesë në Konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. Të pranishëm në këtë Konferencë ishin edhe Drejtor i USAID-it, Z. Hope, Shef i Sektorit Politik nga zyra e BE-së, Z. Gnocchi dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore.  

Angazhimi kundër kësaj gangrene që rrënon parimet e një rendi demokratik, sot thuajse është bërë një detyrë imperative që derivon nga sensi historik dhe “fryma e kohës” ku qenësojmë politikisht. Sepse siç ka thënë me të drejtë presidenti Obama, sot “historia e ka anën e saj të drejtë dhe të gabuar”. Në anën e drejtë të saj qëndrojnë ata që sot angazhohen për ta luftuar këtë të “keqe universale” kurse në anën e gabuar të historisë qëndrojnë ata që e mbështesin dhe e afirmojnë këtë kategori me pasoja fatale për një shoqëri. 

Duke punuar të gjithë së bashku, me një vendosmëri qytetare dhe politike në luftën kundër korrupsionit, e demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj kësaj përgjegjësie historike dhe standardeve globale që i definojnë vlerat demokratike si dhe kriteret juridike të një shteti ligjor.  Të nxitur për veprim politik dhe shoqëror nga këto principe universale, ne mund të bëhemi shtylla për ndërtimin e një rendi të lirë dhe demokratik ku nuk duhet të ketë strehë për të korruptuarit. “Që shteti ynë të funksionojë sipas standardeve të mirëfillta demokratike, që të jetë në mesin e atyre vendeve që dallohen pikërisht nga aftësia për të ofruar një cilësi qeverisëse, që do të ishte në shërbim të të gjithëve, me zero tolerancë ndaj korrupsionit, na nevojiten masa efektive e konstante, dhe në cilësinë e ministres së Drejtësisë, kam marrë masa të menjëhershme për rivlerësimin e infrastrukturës ligjore që mbulon këtë sferë, si dhe kam iniciuar procesin e plotësim-ndryshimit të një sërë ligjesh”, tha Ministrja Hoxha.   

Pasi janë dëgjuar edhe rekomandimet e shoqërisë civile, në kuadër të kësaj strategjie, Ministrja Hoxha ka iniciuar procesin e plotësim ndryshimit të kodit të procedurës penale, si dhe plotësim ndryshimin e ligjit për konfliktin interesit, përmirësimin e të cilit e ka vlerësuar si nevojë imediate, për shkak të rëndësisë që ka në definimin e qartë të raporteve ndërmjet interesit publik dhe privat. Dallim ky që mbetet vital për ndërtimin e një rendi demokratik, që ka për qëllim primar përkushtimin e zyrtarëve shtetëror në mbrojtje të interesit publik kolektiv. 

Foto Galeria