Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Hoxha: Do të punoj deri sa secila grua ta kuptojë se është e barabartë në trashëgimi

Ministrja Hoxha: Do të punoj deri sa secila grua ta kuptojë se është e barabartë në trashëgimi

Prishtinë, 08/12/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marr pjesë në Konferencën “Të Drejtat e Njeriut dhe Integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë” e organizuar nga organizata ATRC në kuadër të Programit të USAID Angazhimi per Barazi. Të pranishëm në këtë Konferencë ishin Presidenti i vendit, z. Hashim Thaqi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie dhe përfaqësues të Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

Zyrtarë të lartë, të cilët kanë qenë të përfshirë në përmirësimin e infrastrukturës ligjore me qëllim të fuqizimit dhe garantimit të të drejtave të gruas, përfshirë futjen në planin legjislativ të Strategjisë Kombëtare për të drejtat pronësore dhe Planit të Veprimit 2017/2020, strategji kjo e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, duke u mbështetur në planin vjetor të dokumenteve strategjike për vitin 2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ishin mbledhur sot në Konferencën me titull “Të Drejtat e Njeriut dhe Integrimi i grupeve të margjinalizuara, ku Ministrja Hoxha shprehu mirënjohjen e saj për punën e bërë nga ky grup.

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik në vend, një gruaje njëjtë si një burri, i garantohen të drejtën në pronë. Avancimi i të drejtave të grave në pronë nuk duhet dhe nuk mund të trajtohet ndaras nga fenomenet tjera socio-ekonomike. 

“Edhe pse jo të diskriminuara ligjërisht, ne sot jemi dëshmitarë të ekzistimit të pengesave të natyrave të ndryshme në trashëgimi tek gratë, pengesa këto të natyrës kulturore, tradicionale apo edhe mungesës së informacionit. Ne, të gjithë së bashku, duhet të punojmë ashtu që informatat mbi dispozitat ligjore që ekzistojnë, për të cilat palët mund të mos kenë njohuri, të njihen dhe informohen. Si Ministre e Drejtësisë, si grua, vajzë, nënë dhe motër, realizimin e qëllimit të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, të barazisë, dhe fuqizimin e saj e kam vendosur në një nga prioritetet kryesore, andaj, ndihem shumë mirë që sot po ndajmë bashkë një aktivitet të tillë që i shërben këtij qëllimi. Ndërsa deri në fund të mandatit tim, do të doja shumë që raste të heqjes dorë pa dëshirë apo edhe nga frika, paragjykimet, doket dhe traditat, të minimalizohen. Do të punoj deri sa secila grua ta kuptojë se është e barabartë në trashëgimi”, tha ministrja Hoxha. “

Gjatë fjalimit të saj Ministrja Hoxha tha se “ne kemi zgjedhur rrugën e barazisë, dhe të gjithë së bashku nuk duhet të lejojmë që të kthehemi prapa. Andaj mos heqja dorë nga e drejta në trashëgimi, përforcimi i legjislacionit, promovimi i të drejtave të grave nuk janë si rezultat i të qenit motra, vajza apo e bija e dikujt, por sepse të gjithë jemi të barabartë pranë ligjit”.

Foto Galeria