
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Florian Dushi sot ka marr pjesë në tryezën me temën “Sektori i drejtësisë në Kosovë: Promovimi i bashkëpunimit në mes institucioneve të sektorit të drejtësisë” e organizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.
Duke folur për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, zëvendësministri Dushi tha se Ministria e Drejtësisë është në komunikim dhe bashkërendim të aktiviteteve me institucionet tjera relevante të drejtësisë, sa i përket forcimit të kapaciteteve dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë, me të cilin synohet që të ketë shkëmbim të informacioneve të sakta sa i përket identifikimit dhe evitimit të problemeve të cilat paraqiten në sektorin e drejtësisë.
“Ministria e Drejtësisë, në kuadër të funksionit dhe përgjegjësive të veta lidhur me hartimin e politikave dhe legjislacionit, ekzekutimin e sanksioneve penale, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, menaxhimin e aseteve te konfiskuara dhe të sekuestruara – është e hapur për ofrim të bashkëpunimit drejt forcimit të sistemit të drejtësisë”, tha zëvendësministri Dushi.
“Republika e Kosovës, institucionet e saj, kanë para vetës një nga sfidat më të rëndësishme, mund të them lirisht, një KRYESFIDË e që është ndërtimi i shtetit ligjor. Pa arritjen e këtij synimi, është pothuajse i kot angazhimi dhe investimi në segmente të tjera, sepse ky synim qëndron në themel të të gjitha zhvillimeve pozitive brenda shtetit dhe shoqërisë sonë”, shtoi Dushi.
Më tej Dushi tha se bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të drejtësisë, nuk duhet ta vlerësojmë vetëm si një detyrim moral për shkak të përgjegjësive të përafërta që kemi, me qellim që të na e lehtëson punën dhe që të ndërtohet një sistem shumë efikas të drejtësisë në Kosovë.
Në fund të fjalës së tij Zëvendësministri Dushi shtoi se në Kosovë tashmë ekziston mekanizimi për koordinimin e institucioneve të drejtësisë, i mbështetur nga UNDP. Ky mekanizëm përbëhet nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe ka si qëllim vlerësimin e gjendjes në institucionet e drejtësisë, koordinimi i donatorëve në këtë sektor si dhe identifikimi i nevojave për mbështetje.