Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministrja Hoxha: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, e domosdoshme t’i nënshtrohen procesit të rishikimit të drejtësisë penale

Ministrja Hoxha: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, e domosdoshme t’i nënshtrohen procesit të rishikimit të drejtësisë penale

Prishtinë, 22/11/2016

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në takimin e radhës së grupit punues për rishikimin e drejtësisë penale. Në këtë punëtori ishin prezent edhe presidenti i vendit z. Hashim Thaqi dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ministrja Hoxha fillimisht ka shprehur përkushtimin e saj dhe të Ministrisë së Drejtësisë duke u fokusuar në përmirësimin dhe avancimin e mëtutjeshëm, rishikimin e sektorit të drejtësisë, veçmas të drejtësisë penale. “Përmes këtij procesi para së gjithash synojmë t'i arrijmë  objektivat, përfshirë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit të kësaj fushe, përgjithësisht me fokus rishikimi i dispozitave që i referohen korrupsionit dhe krimit të organizuar, adresimin e sfidave apo vështirësive që kanë hasur organet e zbatimit të legjislacionit penal, si dhe adresimin e të gjeturave nga raporti i Progresit i Komisionit Evropian” tha Ministrja Hoxha.

Kodi penal dhe kodi i procedurës penale të konsideruara si kode mjaft të avancuara e të cilat kanë filluar të zbatohen që nga viti 2013, si rezultat i konsultimeve  që janë bërë me institucionet e zbatimit të tyre  dhe partnerët ndërkombëtar është konstatuar se jo vetëm që është e nevojshme, por është edhe e domosdoshme t'i nënshtrohen procesit të rishikimit të drejtësisë penale, me theks Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale si dhe legjislacionin tjetër i cili direkt apo indirekt parasheh dispozita të kësaj fushe. 

Ministrja Hoxha theksoi se ju ka dërguar shkresë institucioneve që merren me zbatimin e legjislacionit penal dhe që ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve dhe propozimeve, dhe atë nga gjykatat, prokuroritë, policia, shoqëria civile, si dhe nga partnerët tanë ndërkombëtar dhe falënderoj të gjithë për kontributin që kanë dhënë deri në këtë fazë duke dërguar komente dhe propozime.

“Me qëllim të shqyrtimit të këtyre komenteve dhe propozimeve, kam themeluar grupin punues, me këtë rast dua t’i inkurajoj anëtarët e grupit punues që këtë çështje ta trajtojë me prioritet, po ashtu e ritheksoj se e keni përkrahjen time të plotë që rishikimi i drejtësisë penale të përfundohet sa më parë” tha Ministrja Hoxha. 

Në fund të fjalës, Ministrja Hoxha garantoj një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, dhe ftoj të gjithë akterët të japin kontributin e tyre, me komente dhe propozime, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të legjislacionit aktual, në mënyrë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore, që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive, në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative. 

Foto Galeria