Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zëvendësministri Çelaj: Lufta ndaj korrupsionit e përbashkët dhe e pakompromis

Zëvendësministri Çelaj: Lufta ndaj korrupsionit e përbashkët dhe e pakompromis

Prishtinë, 31/10/2016

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Çelaj, sot ka marr pjesë në konferencën, me titull “BUILDING INTEGRITY FOR SENIOR LEADERS”, e organizuar nga Departamenti i Mbrojtjes së Qeverisë Britaneze dhe e mbështetur nga Ambasada e Britanisë.

Gjatë fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj, theksoi se një nga kapacitetet inherente të çdo qenieje njerëzore është edhe aftësia e saj për aksion politik. “Përmes kësaj veçorie që disa mendimtarë të mëdhenj e quajnë një “mrekulli” politike, ne kemi mundësinë që çdo herë të fillojmë një veprim të ri, të frenojmë një të keqe që na pushton dhe të korrigjojmë gabimet që mund të kenë ndodhur në të kaluarën. Falë kësaj aftësie ne e demostrojmë lirinë tonë dhe mundësinë për të mos mbetur robër të një forme të pandryshueshme njerëzore. Duke punuar së bashku dhe me një vendosmëri titanike në luftën kundër korrupsionit e në shërbim të interesit të përgjithshëm publik, ne mund të bëhemi shtylla e një rendi të lirë, të drejtë dhe demokratik” tha Zëvendësministri Çelaj.

Ndër të tjera, Çelaj theksoi se korrupsioni sot përbën kancerin e shumë problemeve të një shoqërie me ç ‘rast  tentakulat e tij asfiksojnë frymëmarrjen saj. Ai tha se në aspektin ekonomik ai shkatërron mundësitë për punë produktive dhe frenon ngritjen ekonomike dhe kështu i mban të varfëritë në mjerimin e tyre, rrënon stabilitetin dhe shndërrohet në potencial destruktiv për rendin, madje në ushqim edhe për fenomene fatale siç është terrorizimi. Për më tepër ai “stimulon dhe më të mirët që të kalojnë kohën duke e manipuluar sistemin, në vend të inovimit dhe krijimit të pasurive të tyre”  

Zëvendësministri Çelja tha se në aspektin politik, korrupsioni sot minon edhe legjitimitetin e sistemeve politike. Ai gërryen themelet e demokracisë dhe rrënon shpresat në ofertën e saj. Sepse në vend të konkurrencës së ndershme, korrupsioni afirmon manipulimin dhe mashtrimin e vullnetit qytetar të një shoqërie. 

Që të realizohet ky objektiv, që shteti ynë të funksionojë sipas standardeve të mirëfillta demokratike dhe që të jetë në mesin e atyre vendeve që dallohen pikërisht nga aftësia për të ofruar një cilësi qeverisëse, i cili do të ishte në shërbim të të gjithëve, na nevojiten masa efektive e konstante. “Të vetëdijshme për rëndësinë jetike që ka kjo betejë, institucionet e Republikës së Kosovës deri me tani kanë krijuar një kornizë institucionale dhe ligjore për t'u ballafaquar me këtë problem. Kështu më lejoni që shkurtimisht  të veçoj vetëm disa nga këto masa”, tha Zëvendësministri Çelaj.

Gjatë kësaj konference, Zëvendësministri Ҫelaj, sugjeroj edhe pika me rendësi të cilat sipas tij konsiderohen si pjesë qenësore e investimit në përmirësimin e infrastrukturës së gjithanshme në këtë luftë të pakompromis që duhet të bëhet ndaj kësaj të keqe të këtij shekulli e në të cilat pika përfshihen këto rekomandime:
“Të veçohen dhe vlerësohen rreziqet e korrupsionit brenda sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë,
të identifikohen dhe vlerësohen rreziqet e korrupsionit brenda menaxhmentit të burimeve njerëzore,  të identifikohen dhe vlerësohen rreziqet e korrupsionit brenda menaxhmentit publik financiar, të kuptohet dhe vlerësohet rreziku i korrupsionit në rrethin e prokurimit,
rreziku brenda operacioneve dhe misioneve civile, të vlerësohet trajtimi i korrupsionit , roli i medias dhe efekti i komunikimit strategjik, të kuptohet korniza ligjore dhe të zhvillohen dhe mirëmbahen strategjitë dhe planet që mund ta zvogëlojnë rrezikun e korrupsionit”  etj. 

Zëvendësministri Ҫelaj, fjalën e tij e përmbylli duke i uruar suksese kësaj konference me shpresën që puna dhe angazhimi në këtë drejtim të ketë rezultate konkrete dhe të jetë në shërbim të interesit të përgjithshëm shoqëror. 

Foto Galeria