
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në Konferencën me temë “Procesi i trashëgimisë – zvogëlimi i informalitetit dhe garantimi i të drejtave pronësore të gruas në Kosovë”, mbështetur nga USAID – programi i të Drejtave Pronësore.
Në fillim të fjalës së saj, Ministrja Hoxha përshëndeti të pranishmit dhe ju shprehu mirënjohje zyrtarëve të përfshirë në përmirësimin e infrastrukturës me qëllim të fuqizimit dhe garantimit të të drejtave të gruas duke përfshirë në planin legjislativ ndryshimet e ligjit me qëllim të rregullimit dhe avancimit të kësaj fushe, të ndjeshme dhe të domosdoshme. Njëkohësisht falënderoj edhe Ambasadën e SHBA-së, Ambasadorin Delawie dhe USAID-in, që temën e të drejtave pronësore të grave e trajtuan me prioritet.
“Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, një gruaje njëjtë si një burri, i garantohet e drejta në pronë, e drejta në trashëgimi. Çështje thelbësore është pyetja: Pse gruaja heq dorë nga diçka që i takon ligjërisht”, theksoi Ministrja Hoxha.
Tutje, Ministrja Hoxha vazhdoi duke theksuar se avancimi i të drejtave të grave në pronë nuk mund të trajtohet ndaras nga fenomenet tjera sociale dhe ekonomike dhe heqja dorë nga pasuria është e drejtë e secilit, mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në shkëputje të grave nga kjo e drejtë.
“Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, të barazisë dhe fuqizimin e gruas dhe të drejtave të saj, kjo fushë do të jetë një nga prioritetet e mandatit tim, andaj, jam krenare që sot po kontribuojmë bashkë me këtë aktivitet duke i shërbyer këtij qëllimi”, tha Ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha theksoi po ashtu se ligjet që nuk zbatohen nuk kanë vlerë dhe përmendi faktin se përmirësimi i legjislacionit dhe zbatimi i tij është vetëm hapi i parë drejtë arritjes së rezultateve konkrete. Njëkohësisht Ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar që të fuqizohet zbatimi i legjislacionit, ndërsa në kuptim të ndërtimit të mekanizmave ligjor mbrojtës të kësaj barazie, do të ofrohet mbështetjen e duhur institucionale.
Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha ju drejtua të pranishmëve me fjalët se kjo temë e hapur sot si problematikë dëshmon përkushtimin tonë ndaj realizimit të barazisë për pronën dhe për trashëgiminë.