
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim informues Prokuroren dhe Hetuesen për krime Ndërkombëtare dhe Dhunë Seksuale gjatë Konfliktit në kuadër të UN WOMEN, Maxine Markus, e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës për Drejtësi dhe Përgjegjësi, Kathy Roberts. Ministrja Hoxha, falënderoi znj. Markus për punën e bërë deri tani, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve.
Në takim, ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në forcimin, dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. “Ristrukturimi, dhe reforma ligjore dhe institucionale, zhvillimi i kapaciteteve të akterëve relevantë, si dhe mbështetja për fuqizimin dhe mobilizimin e përkrahjes publike për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë objektivat kyçe dhe zotimet e planit të veprimit” tha ministrja Hoxha.
Znj. Markus, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e UN WOMEN, për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, për të ofruar përkrahje dhe mbështetje për prokurorë dhe gjyqtarë që merren me rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ministrja Hoxha, kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në rishikimin e ligjeve dhe gjetjen e modaliteteve më të mira, njëherit, duke përfshirë në proces të gjithë akterët relevantë.