
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Shefen e re të Zyrës së BE-së/e Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Ministrja Hoxha, uroi znj. Apostolova për detyrën e re, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve.
Në takim, ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin dhe forcimin e sektorit të drejtësisë, si dhe shfaqi nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit.
Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi përkushtimin e BE-së për thellimin e koordinimit me institucionet e Kosovës në rrugën e integrimit evropian, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Ajo theksoi çështjen e transparencës në proceset publike si një kusht i domosdoshëm për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës, siç është paraparë në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe në Agjendën e Reformës Evropiane që është aktualisht duke u zhvilluar për të mbështetur zbatimin e MSA-së.
Ministrja Hoxha, kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit. Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve ashtu edhe në procesin e integrimit evropian, dhe angazhimit në implementimin e marrëveshjes së MSA-së.