Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka pritur nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, i cili fillimisht urojё Ministren Hoxha pёr detyrёn e re.
Me këtë rast, Ministrja Hoxha falënderoj Ambasadorin O’Connell pёr bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërshtetërore në rrafshin bilateral, duke theksuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës kanë dhe vazhdojnë tё kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit. Ministrja Hoxha theksoi se mbetet e përkushtuar qё tё punoj me intezitet tё shtuar për të kthyer besimin në drejtësi dhe de politizimin e sistemit të drejtësisë.
Në anën tjetër, Ambasadori O’Connell ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj të përkrah dhe të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje në fusha të ndryshme në sistemin e drejtësisë.
Ambasadori O’Connell, gjithashtu ka theksuar se është interes i Mbretërisë së Bashkuar që Kosova të ketë një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.