
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka marr pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temën: "Koordinimi i institucioneve dhe mbrojtja nga dhuna në familje” tё organizuar nga zyra e Avokatit tё Popullit, ku tё pranishëm ishin përfaqësuese e Këshillit të Evropës, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.
Fillimisht, Zёvendёsministri Çelaj përshëndeti tё pranishmit dhe përgëzoj iniciativën e ndërmarrë nga Avokati i Popullit duke vlerësuar rolin dhe rëndësinë jetike që ka ky institucion në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo politike.
Zёvendёsministri Çelaj, vazhdoi tutje duke bёrё një rekapitullim të rolit tё tij si Koordinator Nacional kundër Dhunës në Familje i cili udhëheq me grupin koordinues ndërministror, të përbërë nga niveli i lartë i përfaqësimit të institucioneve relevante nga ministritë, policia gjyqësori e prokuroria. “Ky ka qenë një vendim shumë i rëndësishëm sepse ka mundësuar që luftimi i dhunës në familje të tejkalojë muret e shtëpive private e të mos ngelet vetëm në ombrellat e shoqërisë civile, por të jetë pjesë e agjendës qeveritare dhe dhuna nё familje të trajtohet si problem nga institucionet qendrore, tha Zёvendёsministri Çelaj gjatë fjalës sё tij.
Zёvendёsministri Çelaj vazhdoi tutje duke përmendur kontributin e tij në koordinimin e angazhimeve të përbashkëta të institucioneve qendrore e lokale gjithmonë duke bashkëpunuar me organizatat jo-qeveritare dhe ato ndërkombëtare. Ndër tё tjera Çelaj përmendi edhe bashkëpunimin me akterët relevantë, duke u përkrahur edhe nga donatorët ka bёrё që tё jemi në përfundim e sipër të hartimit të strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit kundër dhunës në familje.
Zёvendёsministri Çelaj, përmendi po ashtu punën e madhe që ёshtё bёrё, angazhimin shumë profesional nga mbarë grupi punues gjithmonë duke qëndruar “me këmbë në tokë” në mënyrë që të jetë një platformë e zbatueshme dhe meqë gjendet nё fazën e kostimit, ajo do të ketë një kosto buxhetore të përshtatshme dhe jo tepër ambicioze, ku paraprakisht është bërë një vlerësim i strategjisë së kaluar dhe janë vënë në pah praktikat pozitive e çështjet kritike dhe njëkohësisht grupi punues është munduar që të evitojë këto të dytat në strategjinë e re.
Si njё ndër sfidat më të mëdha në adresimin e këtij problemi, Zёvendёsministri Çelaj theksoi se ёshtё vetëdijesimi, ku siç ёshtё parë nga Raporti i Rrjetit të Grupeve të Grave, një shumicë e madhe e veçanërisht femrat janë të prirura të arsyetojnë dhunën. Ndër tё tjera Zёvendёsminstri Çelaj përmendi si fakt shpresëdhënës numrin e rritur tё raportimit tё rasteve, “Nuk e dimë saktësisht nëse kemi të bëjmë me besimin e shtuar tek institucionet, apo me vetëdijesim të shtuar, por e dimë sigurt që nuk guxojmë të thyejmë besimin në institucione të qytetarëve tanë” theksoi Zёvendёsministri Çelaj.
Nё raport tё koordinimit sa mё tё mirë, me përkrahjen e OSBE-sё zyra e Koordinatorit Nacional do të zhvilloj takime të rregullta mujore me Grupin Koordinues Ndërministror, ku do tё diskutohen sfidat e përbashkëta, mundësitë më të mira të bashkëpunimit dhe aktivitetet me pjesëmarrjen e një niveli të lartë të përfaqësimit politik dhe njëkohësisht shpresojmë që në takimet e ardhshme do të na bashkohet edhe Avokati i Popullit si institucion, duke qenë të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm në mbrojtjen e viktimave, theksoi Zёvendёsministri Çelaj.
Nё fund tё fjalës sё tij, Zёvendёsministri Çelaj theksoi se na pret një angazhim edhe më intensiv pas aprovimit të strategjisë dhe planit të veprimit, por apeloj tek të gjithë që zyra e Koordinatorit të kontaktohet për të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, duke qenë mekanizëm qendror në luftimin e këtij procesi.