
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, takim i cili ka për qëllim shpalosjen e disa prej pikave kryesore që i përmban kjo strategji e koordinuar nga Zyra e Kryeministrit me pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjithë Ministrive përkatëse por edhe institucioneve të tjera.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi ka vlerësuar këtë strategji duke shtuar se deri tani jemi fokusuar që të krijojmë institucione, tani qëllimi kryesorë në vitet e ardhshme si institucione të Kosovës do të jetë zhvillimi dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të gjyqësorit si parakusht esencial dhe garantues edhe i Zhvillimit Ekonomik. Kjo paraqet edhe qëllimin kryesorë të shtjelluar në Strategjinë që po prezantojmë sot.
Duke folur për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, Ministri Kuçi shtoi se sundimi i Ligjit paraqet një katalizator të zhvillim ekonomik. Kosova tani gjendet në kohën më të duhur që shoqëria dhe institucionet bartëse të ligjit të fillojnë të ndërrojnë këtë qasje dhe të kuptojnë rolin që mund të ketë Drejtësia në Zhvillimin Ekonomik. Është vështirë të ketë ekonomi të qëndrueshme dhe të zhvilluar pa pasur edhe sundim të mirëfilltë të ligjit, që garanton parakushtet për zhvillimin dhe mbrojtjen e bizneseve dhe interesave të qytetarëve, tha Ministri Kuçi.
"Drejtësia për Ekonominë ka dy role kyçe: të krijojë parakushte ligjore për mundësi të barabarta në zhvillim ekonomik, duke krijuar kështu legjislacion që do të krijonte incentiva për investitorët e jashtëm por edhe për bizneset në Kosovë. Dhe e dyta më e rëndësishmja mbrojtja e interesave të bizneseve por edhe të qytetarëve nga keqpërdorimet dhe shkeljet që e pamundësojnë zhvillimin ekonomik”, tha Ministri Kuçi.
Ai tha se gërshetimi i këtyre dy aspekteve paraqet njëherit një ndër shtyllat kryesore të kësaj strategjie. Në linja të trasha Strategjia Kombëtare vënë një theks të lartë në krijimin dhe forcimin e mbrojtjes ligjore për bizneset dhe krijimin e kushteve sa më të volitshme për biznes –bërje.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi ka folur për aspektet e përgjithshme të kësaj strategjie si dhe masat konkrete të cilat parashihen të ndërmerren për të përmirësuar këtë fushë, përfshirë fuqizimin e sistemit të të drejtave pronësore, rritja e efikasitetit të gjykatave për zgjidhjen e rasteve, mbyllja e hapësirave për abuzime në sistemin e prokurimit publik, përmirësimi i mëtutjeshëm i ofrimit të shërbimeve për bizneset dhe qytetarët, zvogëlimi i pengesave administrative për dhënien e licencave dhe lejeve për bizneset, përmirësimi i efikasitetit dhe koordinimi i sistemit të inspektimeve shtetërore, vlerësimi i rregullt i politikave dhe masave rregulluese para se ato të miratohen si dhe kalimi prej tatimit në kufi drejt tatimit brenda Kosovës.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ka ftuar të gjithë të pranishmit që në çfarë do kohe të drejtohen tek institucionet publike, qoftë tek ato lokale apo edhe qendrore dhe të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre.