
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendësministri i Drejtësisë, njёherit Koordinatori Nacional kundër dhunës nё familje z. Lirak Çelaj, sot ka pritur nё takim grupin koordinues kundër dhunës nё familje.
Tё pranishëm nё kёtё takim ishin Zёvendёsministri i Shёndetёsisё, z. Izet Sadiku, Zёvendёsministri i Financave, z. Isni Kilaj, si dhe pёrfaqёsues të prokurorisë, policisë, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.
Nё fjalën e tij, Zёvendёsministri Çelaj përshëndeti tё pranishmit dhe fillimisht falënderoj OSBE-në për përkrahjen e ofruar në organizimin e këtyre takimeve të rregullta, ku ndër tё tjera Çelaj theksoi se jemi takuar në fillim të hartimit të strategjisë dhe se ndihet mirë që tashmë ёshtё arritur nё stadin pothuajse final të saj. Tutje, Koordinatori Nacional falënderoj grupin punues ndërministror, përfaqësuesit e institucioneve relevante, përfaqësuesit e shoqërisë civile, partnerët e donatorët, të cilët e hartuan këtë dokument me entuziazëm dhe qasje profesionale.
Zёvendёsministri i Drejtësisë, z. Lirak Çelaj njoftoj tё pranishmit se për të arritur deri tek finalizimi i strategjisë dhe planit të veprimit janë zhvilluar 5 punëtori dy ditore konsultative, ku kanë marrë pjesë zyrtarë nga ministritë dhe institucionet tjera relevante jo vetëm të nivelit qendror por edhe lokal, përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe mediat. “Dëgjimi publik u realizua të enjten, ku dolën në pah disa pika shume konstruktive edhe pse nuk arriti të tubojë shumë të interesuar, pa marrë parasysh se ne kemi ftuar shumë akterë. Jemi të vetëdijshëm se sfidë për zbatimin e kësaj strategjie është buxheti, kështu që një grup i përbërë nga zyrtarë të financave do të merret me buxhetimin e strategjisë dhe planit të veprimit”, tha Zёvendёsministri Çelaj.
Koordinatori Nacional, përmendi po ashtu edhe udhëzimet e qarta që epen nga strategjia dhe plani i veprimit për adresimin e dhunës nё familje, duke ven theksin nё fuqizimin e shërbimeve ekzistuese dhe ngritjen e shërbimeve të reja. Ai, po ashtu theksoi se strategjia nuk lë anash vlerën e informimit dhe arsimimit si faktorë kyçë e që mund të ndikojnë në parandalimin e dhunës, por gjithashtu na obligon që të punohet për harmonizimin e legjislacionit nacional me dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, por sfidë në vete është zbatimi i strategjisë.
Nё fund tё fjalës sё tij, Zёvendёsministri Çelaj i njoftoi tё pranishmit rreth aktiviteteve të Zyrës së Koordinatorit Nacional, ku potencoi se ёshtё duke u punuar nё hartimin e strategjisë, po ashtu përmendi se është në plan të bëhet një fushatë vetëdijesuese në bashkëpunim me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës pas publikimit të raportit të tyre “Mjaft më me arsyetime” dhe se do tё organizohen edhe punëtori të ndryshme, por mbi të gjitha do të fuqizohet koordinimi mes akterëve, gjë e cila edhe është mandat i zyrës, theksoi Koordinatori Nacional z. Lirak Çelaj.