Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Reagim i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me dënimin e eprorëve të UCK-së  nga organet gjyqësore serbe

Reagim i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me dënimin e eprorëve të UCK-së nga organet gjyqësore serbe

Prishtinë, 18/02/2016

Ministria e Drejtësisë vlerëson se vendimi i fundit i gjykatës serbe lidhur me dënimin e eprorëve të UCK-së, pjesëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” : Anton Quni , Rrustem Berisha , Xhafer Gashi, Demush Gacaferri , Demë Maloku, Agron Jusufi, Rabit Alia dhe Sheqeri Maloku, është një vendim tendencioz që tregon se Serbia vazhdon të sillet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe  realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

Ky vendim  bie ndesh edhe me parimet bazë të ligjshmërisë dhe juridiksionit që vendos drejtësinë në aspektin e së  drejtës pozitive dhe kompetencës lëndore dhe territoriale,  si dhe parimit të inter-operabilitetit në fushën e juridiksionit të së drejtës penale vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Ky vendim shkel edhe  parimin e të drejtës pozitive të vet shtetit serb, i  cili në mase të madhe po keqpërdor edhe tolerancën e mekanizmave ndërkombëtar. 

Prandaj, kjo situatë duhet të shqyrtohet me kujdes edhe nga mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë, veçanërisht nga EULEX-i.

Ky rast, i cili cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës të garantuara me kushtetutën e vendit dhe me instrumentet relevante ndërkombëtare, kërkon  një trajtim të qartë të tendencave provokuese të gjykatave që procedojnë raste në mungesë të juridiksionit dhe që funksionojnë në bazë të disa marrëveshjeve të tejkaluara.

Përfundimisht , logjika juridike e organeve gjyqësore serbe është e tejkaluar dhe i takon  ish  sistemit të Republikës Federale të Jugosllavisë,  e cila nuk ekziston më as si rregullim shtetëror,  as si formë e regjimit shtetëror por as si sistem juridik nuk mund të trashëgoj bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që i takojnë një realiteti të ri të rregullimit shtetëror, administrativ e politik. 

Institucionet e Kosovës në koordinim të plotë edhe me faktorin ndërkombëtar që ndërmjetëson rregullimin e raporteve ndërshtetërore dhe të fqinjësisë, do të kërkojnë të tejkalohen këto insinuata pa bazë ligjore dhe destabilizuese.

Krahas angazhimit për arritjen e një pakti për traktat paqeje dhe stabiliteti mes Kosovës dhe Serbisë do te duhej të ketë edhe një akt formal kërkim-faljeje nga ana e Serbisë, si dhe tërheqje të akteve akuzuese fiktive.

Për sistemin juridik te Kosovës, vendime të kësaj natyre janë pa efekt juridik dhe kërkojmë nga Serbia t`i tërheq ato. Po ashtu, kërkojmë nga faktori ndërkombëtar t`i bëjnë trysni Serbisë që të tërheq akte të tilla.

Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të përdorin të gjithë mekanizmat në drejtim të anulimit të kërkesave për arrestime pa bazë juridike në Europol, Interpol etj.

Foto Galeria