Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Respektimi i të drejtave të njeriut, baza e një shoqërie demokratike dhe të avancuar

Respektimi i të drejtave të njeriut, baza e një shoqërie demokratike dhe të avancuar

Prishtinë, 19/01/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë nё Konferencën Ndërkombëtare me temën, “Interpretimi dhe zbatimi i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut nga Gjykatat Kushtetuese nё Ballkanin Perëndimor”, i cili fillimisht i falënderoj organizatorët për një iniciativë të tillë rajonale e cila ka për qëllim diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave në rajon lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi tha se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut paraqet një përmbledhje të normave juridike që kanë për qëllim mbrojtjen ligjore dhe zbatimin në praktikë të të drejtave fundamentale të njeriut dhe si e tillë paraqet shtyllën e sistemit juridik të çdo vendi. 

Ministri Kuçi përmendi rastin e Kosovës, ku sipas tij padyshim që është i veçantë duke pasur parasysh faktin që Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe si pasojë nuk është palë nënshkruese e Konventës. “Kjo asesi nuk paraqet pengesë në zbatimin e normave të Konventës, duke pasur parasysh se përmes Kushtetutës, Konventa tani është kategori ligjore e rendit juridik të brendshëm, përmes inkorporimit të obligimit për zbatim në Kushtetutën e Kosovës dhe për më shumë paraqet edhe obligimin për gjykatat, jo vetëm Kushtetuese por edhe të rregullta për zgjidhjen e kontesteve gjyqësore në frymë të rasteve dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Kuçi. 

Ministri Kuçi theksoi dy aspekte konkrete të punës së Gjykatës Kushtetuese në interpretimin dhe zbatimin e Konventës Evropiane. Fillimisht Kuçi tha se Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe për dallim nga shtetet e rajonit qytetarët e Kosovës nuk kanë mundësi të sjellin raste para Gjykatës Evropiane kundër Shtetit të vet. Gjykata Kushtetuese ka rolin e dyfishtë të gardianit, jo vetëm të ruajtjes së të drejtave të qytetarëve në raport me Kushtetutën e Kosovës, por edhe ruajtjen e të drejtave të qytetarëve në raport me Konventën. “Fakti që qytetarët nuk mund të sjellin padi në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, nuk duhet të krijoj rehati tek institucionet për mos përmbushjen e obligimeve dhe detyrave të tyre. Ne si institucione, duhet të angazhohemi edhe më tutje në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Kuçi. 

Ministri Kuçi ndёr tё tjera shtoi se nuk është e mjaftueshme që gjykata vetëm të referohet në normat e Konventës apo jurisprudencën e Gjykatës Evropiane. Duke pasur parasysh kontekstin social në Kosovë, gjykata Kushtetuese duhet të bëjë një interpretim më të detajuar duke aplikuar rrethanat faktike të rasteve dhe të krijojë kështu disa raste precedent.

“Puna e Gjykatës është edhe më e rëndësishme pёr sa i përket mbrojtjes së vlerave kushtetuese dhe të drejtave fondamentale të qytetarëve. Dëshiroj që sot përmes kësaj konference tё përcjell mesazhin tek gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por edhe të gjykatave të tjera, të sigurohen maksimalisht që të marrin vendime të drejta dhe të bazuara dhe kështu të rrisin besimin e qytetarëve se ekziston mbrojtje juridike e të drejtave të tyre, dhe në këtë formë të ndikojnë indirekt edhe në zvogëlimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet ekzekutive dhe gjyqësore në Kosovë” theksoi Ministri Kuçi. 

Në përfundim, dëshiroj të theksoj se qytetarët e Kosovës janë të vetmit shtetas në rajon që nuk mund të padisin shtetin e vet para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si pasojë e mos anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ky fenomen vetvetiu mund të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut. 

Foto Galeria