Skip to content
Ministri Kuçi kërkoi përkushtim dhe angazhim të mëtutjeshëm për përmbushjen e kritereve të dalura nga raporti i progresit

Ministri Kuçi kërkoi përkushtim dhe angazhim të mëtutjeshëm për përmbushjen e kritereve të dalura nga raporti i progresit

Prishtinë, 13/12/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi gjatë takimit me drejtorë në Ministrinë e Drejtësisë sot ka biseduar lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet e raportit vjetor të progresit, i hartuar nga Komisioni Evropian. 

Ministri Kuçi ka theksuar progresin e arritur në kornizën ligjore dhe atë strategjike të vlerësuara në këtë raport, si dhe ka diskutuar për mbarëvajtjen e punës dhe planeve për të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka kërkuar nga drejtorët rritje të mëtutjeshme të efikasitetit në punë, përkushtim dhe angazhim për përmbushjen e rekomandimeve të dalura nga ky raport.

Foto Galeria

Skip to content