Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Kuçi: Kosova ka ligjet më të mira në rajon

Ministri Kuçi: Kosova ka ligjet më të mira në rajon

Prishtinë, 10/12/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IDK), me rastin e publikimit të raportit “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër”.

Gjatë kësaj tryeze, Ministri Kuçi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme punën dhe angazhimin e IDK-së, sidomos me rastin e publikimit të këtij raporti i cili sipas Ministrit Kuçi paraqet një realitet ekzistues në Kosovë. Sipas tij, ky raport ka krijuar një perceptim më real të punës së secilit nga institucionet dhe dikasteret përkatëse.

Ministri Kuçi tha se janë pikërisht institucionet e vendit ato të cilat duhet të dëshmojnë që luftimi kundër korrupsionit nuk është vetëm në letër, por një prej dukurive që ne duhet ta konsiderojmë si çështje e ndërtimit të rendit e ligjit  në vendin tonë. Ministri Kuçi ka vlerësuar që secili nga akterët përgjegjës duhet ta ruajnë dhe forcojnë besimin në drejtësi. Kuçi tha se ky raport ka për qëllim jo vetëm t’i vë në pah dobësitë e këtyre institucioneve në luftimin e korrupsionit, por edhe t’i përmirësojë ato, përmes rekomandimeve konkrete të cilat do të ndihmonin në arritjen e rezultateve më të mira, në veçanti në luftën kundër korrupsionit.

“Në raportin e publikuar theksohen parakushte ligjore që duhet të garantohen për luftimin e suksesshëm të korrupsionit. Unë besoj që edhe në praktikë parakushtet ligjore që duhet të garantohen për luftimin e suksesshëm të korrupsionit janë të plotësuara në Kosovë dhe tanimë ne kemi një kornize ligjore të konsoliduar për sa i përket fushës së veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin. Me lejoni të theksoj që lufta kundër korrupsionit është luftë për modernizimin e shtetit dhe jo luftë kundër ndonjë individi, luftë për hakmarrje apo luftë politike, po është luftë për ta shndërruar një shoqëri nga një vend që mund të korruptohet dikush në një vend që nuk duhet të jetë i korruptuar. Kjo luftë nuk është e lehët dhe kërkon natyrisht shumë segmente dhe shumë aktivitete shtesë” ka thënë Kuçi.

Kosova ka një kornizë mëse të konsoliduar të ligjeve, ndër ligjet më të mira në rajon, të cilat janë funksionale dhe sipas standardeve të BE-së. Kuçi tha se një qasje e veçantë ka qenë investimi i infrastrukturës njerëzore. Ai tha se kemi tentuar që ta rrisim pavarësinë ligjore dhe paanshmërinë, meritën profesionale të prokuroreve, të gjyqtareve, po edhe të hetuesve policor dhe të tjerëve. Këto segmente janë të ndërlidhura njëra me tjetrën pa të cilat do të dështonte sistemi i drejtësisë. Kuçi tha se gjykatat vihen në funksion vetëm nëse ato i vëjnë prokuroret  dhe qytetaret dhe në këtë drejtim ai ftoj prokuroret dhe hetuesit por edhe qytetaret t’i vejnë në funksion gjykatat në luftimin e kësaj dukurie që është e dëmshme jo vetëm për të sotmen por edhe për të ardhmen e vendit.

Ministri Kuçi tha se ka nevojë për një ndërlidhje me bazën legjislative, me ambientin shoqëror dhe një ndërlidhje me qytetarin për ta fituar besimin në drejtësi. “Garancia më e qëndrueshme për qytetarët do të jetë nëse institucionet e vendit garantojnë që do të jenë në gjendje për të kontrolluar, stigmatizuar por edhe për të dënuar vetveten. ” tha Kuçi.

Kuçi premtoj se do t’i marrin shumë seriozisht rekomandimet e dalura nga ky raport, ku ka ftuar Institutin Demokratik të Kosovës që të monitorojnë implementimin e këtyre rekomandimeve, të cilat janë në të mirë të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria