
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga USAID me rastin e lansimit të fushatës kombëtare për të përkrahur të drejtat pronësore të grave në Kosovë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi theksoi se e drejta pronësore është shtyllë e sundimit të ligjit dhe faktor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të një vendi, rregullimi i së cilës është çështje e ndjeshme që prek secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Ai tha se promovimi i barazisë në trashëgimi si e drejtë themelore e njeriut është vetëm fillimi për ta ndryshuar qasjen patriarkale në trashëgimi.
“Duke e njohur mirë mentalitetin e shoqërisë sonë, ka ardhur koha që ta ri-formatizojmë debatin lidhur me rëndësinë e barazisë në trashëgimi. Është detyrë e jona t’ua shpjegojmë familjarëve, qytetarëve të këtij vendi, se çfarë të mira sjellë zbatimi i barabartë i së drejtës trashëgimore. Duhet të ua themi që rritja e numrit të grave që trashëgojnë nuk ka të bëjë vetëm me rëndësinë e barazisë në trashëgimi si e drejtë themelore por që rritja e numrit të grave që trashëgojnë kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre familjare dhe në zhvillimin e mirëfilltë ekonomik. Sa më e lartë përfshirja e gruas në jetën e ekonomike, aq më i qëndrueshëm do të jetë modeli i zhvillimit tonë ekonomik” tha Ministri Kuçi.
Duke folur për rolin dhe rëndësinë e gruas në familje, Ministri Kuci tha se ka ardhur koha që t’i fuqizojmë ato për të mirën e mirëqenies sonë marrë parasysh faktin se drejta e barabartë për të trashëguar fuqizon familjet tona.
Ministri Kuçi theksoi se janë të përkushtuar në hartimin e politikave që do të ngushtojnë mundësitë për keqpërdorim të institutit së heqjes dore, në të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim.
“Do të përkushtohem maksimalisht që gjatë këtij mandati, qytetarët e Republikës së Kosovës të gëzojnë një kornizë ligjore, implementimi i së cilës do ta mbrojë pronën e tyre dhe interesat e tyre. Me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe rendit gjatë këtij mandati, kemi hyrë në një fazë të re. Po punojmë më shumë në fushën civile dhe në kthimin e besimit në drejtësi” tha Kuçi.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ka falënderuar USAID-in dhe partnerët implementues që vazhdojnë të bëjnë punë të shkëlqyeshme në drejtim të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë.