
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot ka marrë pjesë në shënimin e 20-të vjetorit të themelimit të UNICEF-it në Kosovë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin dhe partneritetin që kanë përgjatë këtyre viteve me UNICEF-in, si një prej organizmave ndërkombëtar që ka ndihmuar dhe ka qenë partner serioz në fushën e drejtësisë dhe sidomos në rrugëtimin dhe përpjekjet e përbashkëta për avancimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Ministri Kuçi tha se, fëmijët janë kategoria më e vlerësuar, por edhe më të ndjeshme e shoqërisë. Duke folur për këtë kategori, Ministri Kuçi shtoi se zhvillimi dhe zbatimi i të drejtave të fëmijëve në sistemin e drejtësisë, ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet te Qeverisë të cilat janë pjesë integrale e reformave me qëllim të sigurimit të drejtësisë për të gjithë fëmijët.
Kuçi tha se në fushën drejtësisë për të mitur është hartuar legjislacioni vendor në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve në rendin ligjor shtetëror, si dhe është punuar në ngritjen e kapaciteteve dhe të institucioneve të cilat merren me drejtësinë për të mitur.
“Reformat në kornizën ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë kryesor UNICEF-in, janë rezultat i iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e mandatuara për drejtësinë për fëmijë, duke përfshirë Shërbimin Sprovues dhe Shërbimin Korrektues, gjyqtarët, prokurorët, Policinë e Kosovës, Qendrat për Punë Sociale, etj. Këto reforma janë bërë dhe vazhdojnë të ndodhin me qëllimin të përmirësimit dhe mbështetjes së aftësive të kuadrit që merret me këto shërbime, duke përfshirë mënyrat, metodat dhe qëndrimet e tyre, ndaj ofrimit të shërbimeve të mirëfillta të mbrojtjes dhe drejtësisë për fëmijë” ka thënë Ministri Kuçi.
Ministri gjithashtu ka theksuar se janë përkujdesur që në rastet kur të miturit janë delikuent, rehabilitimi i tyre në shoqëri të ketë trajtim ndryshe nga të tjerët. “Ata duhet të vazhdojnë më jetën e tyre përfshirë shkollimin dhe segmente tjera, të kenë trajtimin adekuat brenda këtyre qendrave si dhe trajnimi i stafit të cilët punojnë me këta persona, të jenë persona jo të uniformuar dhe persona të cilët garantojnë se ata do të kthehen të barabartë në shoqërinë tonë”, ka thënë Kuçi.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi tha se partneriteti me UNICEF-in do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha segmentet tjera me qëllim që të kemi fëmijë të shëndoshë dhe me trajtim të barabartë. Ai ka falënderuar Zyrën e UNICEF-it për përkrahjen e ofruar në jetësimin sa më të madh të të drejtave të fëmijëve në vendin tonë duke besuar fuqishëm që ky partneritet do të vazhdojë edhe në të ardhmen.