
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administratës Publike dhe Prokuroria e Shtetit, sot u përurua objekti i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku pjesëmarrës ishin, Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Ambasadori i ShBA- ve në Kosovë, Z. Greg Delawie, si dhe përfaqësues të tjera nga Prokuroritë, Gjykatat dhe Institucione tjera vendore e ndërkombëtare.
Ministri Kuçi, përmendi rëndësinë e këtij projekti dhe theksoi se ky objekt shënon avancim të ri në sistemin e drejtësisë dhe njëkohësisht, ngrit përgjegjësinë për angazhime shtesë të të gjithë akterëve vendor dhe ndërkombëtar për të ndërtuar rendin dhe ligjin në vendin tonë.
“Në kuadër të përgjegjësive ligjore e kushtetuese ndaj funksionimit që kam ushtruar, jam udhëhequr gjithmonë nga premisa se sundimi i ligjit jo vetëm që është një prioritet qeveritar, por mbi të gjitha është një konsensus nacional për të gjitha shtetet e rajonit, se sundimi i ligjit është parakusht i të gjitha kushteve tjera në rrugën e tyre drejt integrimeve të brendshme, zhvillim ekonomik dhe euroatlantik”, theksoi Ministri Kuçi gjatë fjalës së tij.
Ai, po ashtu përmendi edhe faktin se sot në Kosovë kemi prokurori dhe gjykata të mjaftueshme në tërë Kosovën dhe se tani është koha ta kemi drejtësinë funksionale dhe ta fitojmë besimin e qytetarëve në drejtësi.
“Dukuritë negative si krimi dhe korrupsioni, shkeljet e të drejtave të njeriut duhet të kenë adresë të kryesve dhe të ndëshkimit dhe nuk do të lejojmë që me disa veprime dhe individ të zbehet besimi dhe imazhi i drejtësisë dhe njerëzve të saj”, theksoi Ministri Kuçi.
Në fund të fjalimit të tij, Ministri Kuçi shprehu besimin se, infrastruktura ligjore, hapësirat e mjaftueshme për punë dhe mbështetja buxhetore, do të jenë mundësi të mira për të marr vendime të drejta dhe në shërbim të drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve tanë.