Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Mbahet takimi i radhës së Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit

Mbahet takimi i radhës së Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit

Prishtinë, 16/09/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, së bashku me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi, kanë mbajtur takimin e radhës të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit. Në takim ka marrë pjesë edhe Drejtori Gjeneral i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.  Në takim është miratuar Raporti i Progresit për Marrëveshjen Kompakte për periudhën korrik 2014 – korrik 2015.

Anëtarët e Bordit kanë vlerësuar arritjet e shënuara në Raportin e Progresit për Marrëveshjen e Kompaktit, që dëshmojnë progres të matshëm drejt një sistemi të qëndrueshëm, llogaridhënës, shumë-etnik dhe të pavarur të drejtësisë.

Ministri Kuçi ka përshëndetur dokumentimin e progresit në fushën  e sundimit të ligjit në këtë raport njëvjeçar. “Kam mirëpritur vlerësimin e punës së palodhshme të institucioneve të Republikës së Kosovës në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave dhe fuqizimin e sundimit të ligjit përmes reformave të vazhdueshme. Njëkohësisht, jemi të përkushtuar që të punojmë edhe më tutje me përkrahjen e vazhdueshme edhe të Bashkimit Evropian, në adresimin e sfidave të shumta para nesh”, theksoi Ministri Kuçi. 

Ndërsa Shefi i Zyrës dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar ka deklaruar se mbështet përpjekjet e përbashkëta të vazhdueshme për të promovuar sundimin e ligjit në Kosovë. "Raporti i Progresit për Marrëveshjen Kompakte është një mjet i rëndësishëm që ndihmon punën që BE-ja po e bën në Kosovë, në proceset e veçanta integruese të Kosovës në BE lidhur me sundimin e ligjit. Kam parasysh në mënyrë të veçantë punën që është bërë në përmirësimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë në Kosovë, pavarësisht nga çështjet që duhet ende të adresohen. Zyra e BE-së do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës në këtë fushë, përfshirë këtu edhe nëpërmjet ndihmës për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e infrastrukturës në kuadrin e programeve të IPA-s. Raporti gjithashtu luan një rol të rëndësishëm duke vënë në pah progresin teknik në përmbushjen e standardeve të përcaktuara në procesin e integrimit të Kosovës në BE", theksoi Žbogar.
 
Shefi i Misionit EULEX, Ambasadori Gabriele Meucci e lavdëroi Kosovën për të arriturat e shënuara prej Raportit të Kompaktit të parë në vitin 2012, duke theksuar se për t’i arritur synimet e përcaktuara në mënyrë të përbashkët nevojitet progres i mëtejmë. “Qëllimet ambicioze të këtij Raporti të Kompaktit janë përcaktuar për të siguruar që institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë t’i arrijnë kapacitetet e nevojshme. Përmbushja e udhërrëfyesve tashmë të dakorduar me afatet e miratuara për realizimin e tyre vazhdon të jetë prioritet. EULEX-i është i gatshëm që të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar një sundim efikas të ligjit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi Ambasador Meucci.

Raporti i Progresit të Kompaktit i miratuar sot, përqendrohet në arritjet gjatë periudhës korrik 2014 – korrik 2015, si dhe në sfidat përpara në sistemin e drejtësisë, në rrafshin e policisë dhe doganave dhe në implementimin e marrëveshjeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Gjatë takimit të sotëm të Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, ndër të tjera është diskutuar edhe përmbushja e kërkesave që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, përmbushja e veprimeve nga udhërrëfyesit e dakorduar në fushën e sundimit të ligjit, nisma e Ministrisë së Drejtësisë për rishikimin strategjik të sektorit të drejtësisë dhe masat e ndërmarra për fuqizimin e pavarësisë së sistemit të Drejtësisë dhe për të luftuar ndërhyrjet politike në sundimin e ligjit. 

Foto Galeria