
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë sot ka organizuar provimin me shkrim të Jurisprudencës, ku për të përcjellë mbarëvajtjen e këtij provimi ka marr pjesë Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani.
Më këtë rast, Ministri Kuçi pasi ka shprehur kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës, tha se qëllimi i tij dhe institucioneve tjera të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet në rend dhe ligj, të përgatisin kuadro për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovë.
“Qëllimi ynë është që të përgatisim kuadro të reja për sistemin e drejtësisë, njerëz të cilët janë të aftë që pas kësaj të marrin pjesë në gjykatat e Kosovës, prokurorinë dhe avokatinë e vendit’, ka thënë Ministri Kuçi.
Kuçi ka vlerësuar punën e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës dhe ka theksuar se shumë shpejt do të bëhet edhe promovimi i doracakut për provimin e Jurisprudencës me ndryshimet e reja si dhe pritet që shumë shpejt të procedohet në Kuvend edhe Ligji për Akademinë e Drejtësisë ku edhe do të bëhet një rrumbullaksim i përgatitjes së kuadrove të reja.
Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, pasi foli për procedurat që zhvillohen gjatë procesit të provimit, tha se provimi i Jurisprudencës është bazë e mirë për kandidatë të ardhshëm në sistemin e drejtësisë, në veçanti për gjyqtarë dhe prokurorë.
Kandidatët sot i janë nënshtruar provimit me shkrim nga lënda e Drejta Penale, ndërsa nesër i nënshtrohen provimit nga e Drejta Civile.