
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.
Në këtë takim, Ministri Kuçi dhe Ambasadori Delawie biseduan për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë, duke e vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadorin Delawie me progresin dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në vend, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë dhe asistencës së ofruar nga qeveria amerikane.
Ministri Kuçi ka theksuar arritjet e deritanishme në infrastrukturën e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe në konsolidimin e legjislacionit, duke përfshirë edhe hartimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Njëkohësisht, Ministri Kuçi ka shpalosur planin e Ministrisë së Drejtësisë për këtë mandat qeverisës. “Ky plan ka në fokus fuqizimin e besimit të qytetarëve në drejtësi,” ka theksuar Ministri Kuçi. Përderisa infrastruktura dhe pozita e punonjësve në sistemin e drejtësisë është përmirësuar dukshëm, ende ka punë për t’u bërë që kualiteti i punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës të ngritët në shërbim të qytetarëve, pa dallim.
Ministri Kuçi i ka vënë theks të veçantë tre prioriteteve të këtij mandati qeverisës: hartimin e Kodit Civil të parë të Republikës së Kosovës, përmirësimin gjithëpërfshirës të sektorit që rregullon çështjet e ndjeshme pronësore, si dhe rishikimin strategjik të sistemit të drejtësisë.
Në prezencën e Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, Ministri Kuçi është shprehur falënderues ndaj ndihmës së vazhdueshme të ofruar nga USAID-i në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në përmirësimin e fushës së të drejtave pronësore. Njëkohësisht, Ministri Kuçi ka kërkuar përkrahje edhe në procesin e rishikimit strategjik të sistemit të drejtësisë, duke synuar një sistem më efikas që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Ambasadori Delawie ka falënderuar Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, duke theksuar që institucionet e Republikës së Kosovës me hapat e ndërmarrë në fushën e sundimit të ligjit kanë dëshmuar pjekuri institucionale.