
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikuan 48 kandidatë, të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës në afatin e qershorit të këtij viti.
Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, krerët e institucioneve të drejtësisë, si dhe mysafir tjerë.
Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se provimi i Jurisprudencës është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se kandidatët të cilët e kanë kaluar këtë provim do të hapin një kapitull të ri për sistemin e drejtësisë, si dhe do të jenë përmirësues të imazhit të drejtësisë në Kosovë.
“Provimi i jurisprudencës është një punë e cila ju detyron të merreni vetëm me drejtësi, kjo nënkupton që duhet të merreni me gjyqësi, prokurori, avokati, si dhe çështje tjera që do t`i ndihmonin drejtësisë në Kosovë. Në vendet e tranzicionit, drejtësia më shumë se profesion është mision, dhe jam i bindur se ju do ta kryeni këtë mision me nder, krenari dhe përkushtim”, tha Ministri Kuçi.
Për rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, si hap i parë për inkuadrim në sistemin e drejtësisë folën edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryeprokurori Ismet Kabashi. Sipas tyre, dhënia e provimit të jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës.