Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministria e Drejtësisë dhe USAID vazhdojnë bashkëpunimin për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ministria e Drejtësisë dhe USAID vazhdojnë bashkëpunimin për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Prishtinë, 17/06/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim drejtorin e USAID-it në Kosovë, z. James Hope, me të cilin ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit në vend. 

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka theksuar synimin e Ministrisë së Drejtësisë për të bërë një rishikim strategjik të sektorit të drejtësisë, duke u përqendruar në harmonizimin dhe përmirësimin e legjislacionit ekzistues, në njërën anë, dhe përmirësimin e funksionimit institucional, në anën tjetër. Prezantimi i një pasqyre objektive të sektorit të drejtësisë do të shërbejë si parakusht për hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për vitet në vijim, që do të kontribuojë në ngritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies të sistemit të drejtësisë.  

Ministri Kuçi, ka falënderuar Drejtorin e USAID-it në Kosovë, z. Hope, për përkrahjen teknike që USAID-i po i ofron Ministrisë së Drejtësisë në hartimin e strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore. 

Z. Hope ka shprehur gatishmërinë  e USAID-it për të përkrahur Ministrinë e Drejtësisë në përpilimin e një strategjie gjithëpërfshirëse sektoriale për të drejtën pronësore, duke ofruar edhe mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve ndërinstitucionale në këtë fushë.

E drejta pronësore është shtylla e sundimit të ligjit. Regjim i drejtë i së drejtës pronësore nënkupton që shteti ka hartuar ligje që mbrojnë të drejtën pronësore, si dhe që shteti ka arritur një shkallë të kënaqshme të zbatimit të këtyre ligjeve. Zbatimi i suksesshëm i ligjeve kërkon bashkërendim dhe menaxhim të mirë mes akterëve përbërës të regjimit të së drejtës pronësore.

Ministri Kuçi dhe z. Hope gjithashtu kanë biseduar për përpjekjet që duhen bërë drejt funksionalizimit të mëtutjeshëm të profesioneve të lira, që kontribuojnë direkt në ngritjen e efikasitetit në sistemin e drejtësisë. Veçanërisht është diskutuar për plotësim-ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore. 

Në fund ishte qëndrim i përbashkët që të vazhdohet bashkëpunimi në fusha të caktuara, si dhe të  ketë takime të rregullta të akterëve relevant, duke kontribuar në realizimin e nismave të përbashkëta. 

Foto Galeria