
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, z. Barna Berke, me të cilin ka nënshkruar Marrëveshjen e arritur për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Me këtë rast, Ministri Kuçi e ka vlerësuar si Marrëveshje tejet të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve. Sipas Ministrit Kuçi, kjo Marrëveshje ka për qëllim ofrimin në masën më të gjerë të ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale duke përfshirë, bashkëpunimin në çështjet penale, bashkëpunim më të mirë në fushën e gjyqësorit, gjithashtu në bartjen e evidencave nga njëri shtet në tjetrin, luftimin e krimeve ndërkufitare si dhe funksione të tjera në forma të ndryshme.
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, z. Berke, pasi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë dhe efektiv që kanë këto dy shtete, tha se nënshkrimi i kësaj Marrëveshje, përveç që konfirmon miqësinë jashtëzakonisht të mirë me shtetin e Kosovës, ajo thellon bashkëpunimin në mes dyja vendeve, përmes së cilës do të mundësohet mbledhja e provave, kryerja e akteve procedurale si dhe do të mundësojë zhvillimin e procedurës penale më shpejt dhe më lehtë.
Kjo është Marrëveshja e parë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, që të dyja palët kanë nënshkruar për të vijuar më tutje edhe me negocimin e marrëveshjeve për ekstradim dhe transferim të personave të dënuar.
Me këtë Marrëveshje palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale që janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.