Skip to content
Ministri Kuçi merr përkrahjen e Ambasadorit Steffansson për procesin e liberalizimit të vizave

Ministri Kuçi merr përkrahjen e Ambasadorit Steffansson për procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 05/05/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në një takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovës, z. Mats Staffansson me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e Drejtësisë në Kosovë dhe zhvillimet në kuadër të procesit të integrimit Evropian. 

Ministri Kuçi duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës,  njoftoi Ambasadorin Staffansson për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës, respektivisht ato të drejtësisë në përmbushjen e kritereve të Udhëzuesit për liberalizim të vizave. Kuçi theksoi se perspektiva Evropiane është një ndër prioritetet për Kosovën, dhe institucionet e Kosovës janë dedikuar në kryerjen e obligimeve në kuadër të përafrimit me standardet Evropiane. 

Në anën tjetër, Ambasadori Staffansson, tha se Suedia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, për përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve. 

Të pranishmit vlerësuan lartë edhe bashkëpunimin bilateral në mes të dy vendeve, duke potencuar edhe vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë.

Foto Galeria

Skip to content