Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Bashkëpunimi ndërinstitucional çelës i suksesit në luftimin e korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit

Bashkëpunimi ndërinstitucional çelës i suksesit në luftimin e korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit

Prishtinë, 28/04/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit kundër Krimit Ekonomik në Kosovë – PECK, me ç’rast u bë lansimi i raportit të vlerësimit mbi pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën e luftimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit, (LPP/LFT).

Në këtë konferencë, Ministri Kuçi duke folur për rëndësinë e këtij projekti, tha se PECK-u ka qenë një ndër projektet më të rëndësishme që BE, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe institucionet e tjera kanë realizuar në Kosovë.

Ministri Kuçi tha se lufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të luftimit të terrorizmit, është një proces i vështirë dhe sfidues. Në angazhimin tonë të deritanishëm, shtoi Kuçi, kemi hedhur hapat e parë duke krijuar parakushtet ligjore dhe resurse për të luftuar këto dukuri.

“Arkitektura të cilën e kemi ndërtuar, është në fazën e saj fillestare, por që ka dhënë rezultate të dukshme. Legjislacioni nga ky raport, i Kodit Penal dhe Procedurës Penale është adekuat për luftimin e këtyre tri dukurive, por kemi vërejtur edhe rekomandimet ku shihet nevoja për amandamente në mënyrë  që të lehtësohet puna, qoftë e hetuesve, prokurorëve, por edhe e gjyqtarëve”, tha Kuçi.
Ministri Kuçi, tha se do të jenë  të kujdesshëm që të përmirësojnë infrastrukturën ligjore, në veçanti të ketë dispozita që do të mundësonin zbatimin e tyre të lehtë në praktikë dhe njëkohësisht vështirësimin e aktiviteteve të gjithë atyre që pretendojnë të bëjnë vepër të terrorizmit, shpëlarje të parave apo edhe të korrupsionit.

Lidhur me raportin e publikuar, Ministri Kuçi tha se do të merren masa konkrete lidhur me rekomandimet e përfshira në këtë raport, si në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale, ashtu edhe rekomandimet lidhur Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar. 

“Kemi vërejtur që në përgjithësi sa i përket legjislacionit, përkatësisht Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale dhe ligjet e tjera të ndërlidhura, raporti vënë në pah se këto akte në përgjithësi përputhen me standardet Evropiane. Sidoqoftë, ne i kemi pranuar dhe do ti pranojmë rekomandimet e dhëna në kuadër të projektit që kanë për qëllim përmirësimin e kornizës ligjore, veçanërisht në ato dispozita ku për arsye të ndryshme është hasur në vështirësi në zbatimin e tyre në praktikë” ka thënë Kuçi.

Lidhur me nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila theksohet në këtë raport,  Ministri Kuçi tha se, sistemi institucional dhe ai i drejtësisë janë të strukturuara në formën e zinxhirit hallkorë. “Suksesi varet në funksionimin e drejtë dhe efikas të secilës prej këtyre hallkave, mjafton që një nga institucionet, të mos funksionojë në nivelin e duhur, dhe kjo mund të shkaktojë dështim në tërë sistemin. Andaj suksesi në luftimin e këtyre dukurive negative mund të arrihet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë në mes të të gjitha institucioneve” tha Kuçi.

Ai ka kërkuar që të ketë një partneritet me BE-në dhe SHBA-në si dhe vendet e Rajonit, në mënyrë që të luftohen këto dukuri, në veçanti tha ai, do të kërkohet bashkëpunim në bartjen e eksperiencave për përgatitjen e kuadrove për kriminalitetin kibernetikë dhe atë financiar. 

Dukurit e veprave penale të cilat përfshihen në Kodin Penal, përfshirë vrasjet dhe vepra tjera të rënda, duhet të dënohen, tha Kuçi. Dukuritë e luftimit të korrupsionit, shpëlarjes së parave, terrorizmit, e cenojnë të gjithë shoqërinë në Republikën e Kosovës, dhe me këtë rast angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh në parandalimin e këtyre dukurive, shtoi Kuçi.

Ministri Kuçi ka premtuar që rekomandimet e këtij raporti do t’i marrin me shumë seriozitet, ndërsa luftimin e këtyre tri dukurive do t’i kenë prioritet.

Foto Galeria