Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Publikohet raporti i monitorimit të gjykatave, Ministria e Drejtësisë e hapur për bashkëpunim dhe transparencë

Publikohet raporti i monitorimit të gjykatave, Ministria e Drejtësisë e hapur për bashkëpunim dhe transparencë

Prishtinë, 02/04/2015

Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), që ka publikuar raportin vjetor të monitorimit të gjykatave për vitin 2014.

Gjatë kësaj tryeze, Ministri Kuçi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm publikimin e këtij raporti, përmes së cilit është bërë një vlerësim i punës së gjykatave dhe njëherit, sipas tij, ky raport ka krijuar një perceptim më real të punës së secilit nga institucionet dhe dikasteret përkatëse.

Ministri Kuçi ka vlerësuar që secili nga akterët përgjegjës duhet ta ruajnë dhe forcojnë besimin në drejtësi. Kuçi tha se, edhe ky raport ka për qëllim jo vetëm t’i vë në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë,  por edhe t’i përmirësojë ato, duke forcuar besimin në drejtësi.

“Rritja e besimit të qytetarëve në drejtësi është puna jonë, detyra dhe qëllimi ynë. Fillimisht, gjyqësia dhe prokuroria, duhet të jenë të pavarura, dhe për këtë kemi krijuar mekanizma ligjor ku edhe emërimi dhe disiplinimi i tyre të bëhet nga vet gjyqësori dhe prokuroria, por pavarësia duhet të jetë reale, mbi të gjitha duhet të jetë e perceptuar drejtë si dhe e definuar qartë se kjo është pavarësi,” ka thënë Kuçi.

Kuçi ka theksuar se, gjyqësia profesionale është një nga kushtet kryesore për fuqizimin e besimit në drejtësi. Trajnime më të kompletuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sidomos në disa fusha më të reja për sistemin e drejtësisë, duke përfshirë këtu kriminalitetin kibernetik, duhet të jenë pjesë e përmirësimit të përformancës së secilit prokuror dhe gjyqtar. Kuçi tha se, në veçanti, duhet ta kemi parasysh jo vetëm Institutin Gjyqësor, por edhe bashkëpunimin me shtetet e tjera të cilat kanë një përvojë të tillë.

Në ndërkohë, Kuçi gjithashtu ka sugjeruar që në raportin e ardhshëm duhet të vlerësohet performanca, që nuk nënkupton se sa lëndë janë kryer, por edhe atë se sa nga to janë kthyer në shkallën e dytë, sa nga to janë efektive dhe sa nga to  kanë rezultuar me sukses.

Për të ngritur performancën dhe llogaridhënien e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ministri Kuçi ka theksuar se gjatë këtij mandati do të pavarësojë Zyrën e Prokurorit Disiplinor nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, duke mos e vënë atë as nën autoritetin e Ministrisë së Drejtësisë, por duke e shndërruar një agjenci të pavarur.

Për fund, Ministri Kuçi shtoi se ka shumë punë për të bërë për të arritur sistem edhe më funksional dhe se ka nevojë për një rishikim të tërësishëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Gjatë këtij mandati ne veçanti do të bëhet vlerësimi i infrastrukturës ligjore dhe harmonizimi institucional.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, gjyqtarë, prokurorë të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, të cilët e kanë vlerësuar këtë raport si shumë të rëndësishëm dhe njëherit janë zotuar për bashkëpunim dhe transparencë. 

Foto Galeria