
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka uruar znj. Arbena Shehu për rizgjedhjen e saj në krye të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës. Në telegramin e urimit të Ministrit Kuçi thuhet:
E nderuara znj. Shehu,
Më lejoni që përmes kësaj letre të shpreh urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në krye të Odës së Noterëve në Republikën e Kosovës.
Unë jam i bindur që përkushtimi juaj ndaj punës së mirëfilltë për sistemin noterial në Kosovë, si në të kaluarën ashtu edhe tani, do të jep rezultate dhe do të ofrojë shërbime të cilat i presin qytetarët e Republikës së Kosovës, marrë parasysh faktin që, menjëherë pas fillimit të funksionimit, sistemi noterial është dëshmuar me shërbimet që noterët kanë ofruar për qytetarët.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për noterët, po ashtu, do ta kenë edhe mbikëqyrjen e plotë të punës së tyre, që ajo të jetë ligjore dhe kualitative.
Sot, duke rikujtuar dhe vlerësuar punën e noterëve në vendin tonë, urojë që edhe në të ardhmen, kjo Odë të dëshmojë përkushtimin e saj në shërbimet noteriale përmes të cilave do të ofrohet një sistem ligjor më efektiv, si dhe do ndikojë dukshëm në rritjen e efikasitetit të punës tek gjykatat e Kosovës.
Për fund, dëshiroj që të rikujtoj gatishmërinë time për bashkëpunim të mëtutjeshëm e të frytshëm, për të arritur kështu së bashku avancimin e mëtutjeshëm të sistemit noterial si dhe të sundimit të ligjit në vendin tonë, duke ju uruar që puna juaj gjatë këtij mandati të shquhet si punë parimore dhe e suksesshme.
Me respekt,
Hajredin KUÇI
Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës