
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e Pallatit të Drejtësisë. Ky projekt madhor përmbyllë një fazë të rëndësishme të kompletimit të infrastrukturës fizike, duke siguruar ambient për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin përcjellës ta bëjnë punën me më efikasitet. Ambienti i këndshëm i punës, me një arkitekturë që pasqyron transparencë, do të reflektojë në shërbime më të mira për qytetarët, në kthimin e besimit në drejtësi.
Me infrastrukturë moderne sigurohen parakushte themelore për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit. Ambientet e tilla të punës nxisin edhe ngritje të llogaridhënies nga gjyqtarët dhe prokurorët. Pallati i Drejtësisë është bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Republika e Kosovës. Gjatë procesit të finalizimit të këtij projekti, Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të siguruar që gjykatat dhe prokuroritë, pjesë e këtij kompleksi, të funksionalizohen sa më shpejtë.
Qeveria e Republikës së Kosovës është angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së gjyqësorit përmes ndërtimit të gjykatave dhe prokurorive, duke përfshirë edhe përmirësimin e shërbimit korrektues, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë që të punojë drejt përmirësimit të kushteve për gjyqtarë dhe prokurorë, duke synuar kthimin e plotë të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë, njëkohësisht vlerëson lartë kontributin e vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtar, në përgjithësi, si dhe të Bashkimit Evropian, në veçanti, në fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit. Prezenca e Komisionerit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, z. Johannes Hahn, në inaugurimin e Pallatit të Drejtësisë dëshmon vullnetin e Bashkimit Evropian në fuqizimin e sundimit të ligjit për të mirën e qytetarëve, si dhe përkushtimin për integrim të Kosovës në familjen Evropiane.