Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Greqia e hapur për thellim të bashkëpunimit bilateral me Kosovën; Kuçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës

Greqia e hapur për thellim të bashkëpunimit bilateral me Kosovën; Kuçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 16/03/2015

 Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren znj. Konstantina Athanassiadou, e cila fillimisht e ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e dytë si Ministër i Drejtësisë.

Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ministri Kuçi, gjithashtu ka vlerësuar rolin e Greqisë që haptazi po përkrahë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. 

Gjatë takimit, është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it. Ministri Kuçi ka theksuar që bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë duhet të forcohet edhe më shumë, sepse bashkëpunimi ndërkufitar lehtëson dukshëm luftimin e krimit të organizuar që nuk njeh kufij. 

Ambasadorja Athanassiadou, në anën tjetër, ka theksuar se Greqia do vazhdojë të ketë qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës. Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia është kontribuese e rregullt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe KFOR-in. Greqia ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshire edhe pasaportat diplomatike, si dhe vazhdon të jetë një shtet mik në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. 

Ministri Kuçi, e ka falënderuar Ambasadoren Athanassiadou për përkrahjen që ka ofruar Greqia në anëtarësimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar që ka ardhur momenti edhe për njohje formale të Republikës së Kosovës nga Republika Helene.

Foto Galeria