Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Profesionet e Lira, si instrument alternativ i zgjidhjes së kontesteve, ngrisin efikasitetin e sistemit të drejtësisë

Profesionet e Lira, si instrument alternativ i zgjidhjes së kontesteve, ngrisin efikasitetin e sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 10/03/2015

 Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka takuar sot Drejtorin e Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial, z. David Greer. Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë përkrahjen që USAID-i po ofron drejt ngritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë. 

Ministri Kuçi dhe z. Greer diskutuan për nevojën e vazhdimit të fuqizimit të profesioneve të lira, si instrument alternativ i zgjidhjes së kontesteve që kontribuon në efikasitetin e sistemit të drejtësisë. 

Në veçanti, gjatë takimit është biseduar për përmbaruesit privat, duke theksuar që të gjitha hapat duhet të ndërmerren për të siguruar që ky instrument të jetë atraktiv për kreditorët, që të përdoret drejt grumbullimit të borxheve të debitorëve të tyre. Përderisa avancimi i përmbaruesve privat ngritë efikasitetin në mbledhjen e borxheve, njëkohësisht kontribuon edhe në zbarkimin e gjykatave nga një bollëk i lëndëve civile, duke krijuar hapësirë që lëndët tjera që vazhdojnë të trajtohen në gjykata të zgjidhen më shpejt. Ky është edhe kontributi i veçantë i përmbaruesve privat në sistemin e drejtësisë. 

Ministri Kuçi ka theksuar nevojën e përcaktimit të qartë të tarifave të përmbaruesve privat dhe themelimin e një bordi mbikëqyrës. Ministri Kuçi ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të proceduar edhe me plotësim-ndryshimin e Ligjit që rregullon këtë profesion, duke siguruar mbarëvajtjen e këtij profesioni dhe stimulimin e kreditorëve ta zgjedhin këtë instrument për trajtimin e rasteve të tyre. 

Ministri Kuçi dhe z. Greer gjithashtu kanë diskutuar për fuqizimin e mëtutjeshëm të ndërmjetësuesve, njëkohësisht duke theksuar edhe nevojën e përcaktimit të qartë të fushëveprimit të tyre. Për shembull, rastet e ndjeshme që kanë të bëjnë  me dhunën në familje duhet t’i trajtojnë gjykatat e jo zgjidhja e tyre të kërkohet nga profesioni i ndërmjetësuesit. Gjatë takimit gjithashtu është diskutuar edhe për noterët, duke theksuar nevojën për të qartësuar fushëveprimin e këtij profesioni. 

Z. Greer ka falënderuar Ministrin Kuçi për vullnetin e mirë dhe hapësirën që Ministria e Drejtësisë i ka ofruar për të kontribuar në arritjen e rezultateve të prekshme. Z. Greer ka siguruar Ministrin Kuçi që Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial do të vazhdojë të shtyjë përpara nismat e Ministrisë së Drejtësisë. 

Foto Galeria