Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ministri Kuçi merr mbështetje nga Këshilli Shtetëror i Francës për reformat në drejtësi

Ministri Kuçi merr mbështetje nga Këshilli Shtetëror i Francës për reformat në drejtësi

Prishtinë, 09/03/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Shtetëror i Francës, të kryesuar nga Kryetarja e Seksionit për Raportim dhe Studime, znj. Maryvonne de Saint Pulgent, dhe Këshilltari për Marrëdhënie Ndërkombëtare z. Yves Gounin. 

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi fillimisht njoftoi delegacionin francez për zhvillimet në sistemin Kushtetues në Kosovë, konsolidimin e kornizës ligjore, pavarësinë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe koordinimin me Gjykatën Kushtetuese, si organi qendror për inerrpetimin e Kushtetutës dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. 

Kuçi potencoi rëndësinë e punës së Gjykatës Kushtetuese, si dhe kontributin e jurisprudencës së Gjykatës në sistemin kushtetues të Kosovës. Ai gjithashtu njoftoi delegacionin francez për procesin e dialogut me Serbinë, marrëveshjen e arritur si dhe procesin dhe rëndësinë e integrimit të veriut në sistemin gjyqësorë të Kosovës. 

Znj. Maryvonne de Saint Pulgent, në anën tjetër, shprehu gatishmërinë e Francës dhe Këshillit të Lartë Shtetërorë, për të rritur bashkëpunimin si dhe për të  ndihmuar më tutje sistemin gjyqësor dhe kushtetues, përmes ofrimit të trajnimeve për stafin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Kosovës. 

Palët gjithashtu diskutuan edhe për qasjen e Kosovës ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për rëndësinë e aplikimit dhe zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut. 

Ndër tjera, Ministri Kuçi i njoftoi ata me punën që kanë bërë institucionet e Kosovës në qasjen unilaterale, përkatësisht aplikimin  standardeve të Këshillit të Evropës dhe inkuadrimin në legjislacionin pozitiv të Kosovës si dhe respektimin e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. 

Njëkohësisht, u diskutua edhe për rëndësinë e çështjeve civile dhe administrative gjyqësorë, si çështje që prekin interesat e qytetarëve, dhe domosdoshmërinë e forcimit të sistemit gjyqësorë administrativ. 

Foto Galeria