
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka bërë lansimin e “Strategjisë për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”. Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Kuçi ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë, janë ndërmarrë një sërë reformash për konsolidimin e institucioneve dhe shtetit të Kosovës.
Ministri Kuçi ka thënë se krahas reformave që janë ndërmarrë në përforcimin e sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë, kujdes i është kushtuar reformave në fushën e gjyqësorit dhe atë të prokurorisë. Kuçi ka shtuar se reformat udhëzohen edhe nga dy procese të rëndësishme, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Procesi i Liberalizimit të Vizave me BE-në.
Kuçi ka theksuar se institucionet e Kosovës për rend dhe ligj, të koordinuara nga Ministria e Drejtësisë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 kanë mbajtur një sërë takimesh e punëtorish për identifikimin e fushave më sfiduese në drejtësi dhe punë të brendshme dhe, si rezultat, është hartuar Strategjia për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit. Kjo strategji do shërbejë si udhërrëfyes për institucionet vendore të rendit dhe ligjit për orientim të donacioneve.
“Qëllimi i kësaj strategjie është përmirësimi i kushteve për sundim të qëndrueshëm të ligjit dhe, rrjedhimisht, avancimi në procesin e integrimit evropian. Kjo strategji është bazuar në prioritetet strategjike nacionale dhe objektivat afatmesme të dala nga to, duke përbërë kështu bazën kryesore për zhvillimin e projekteve të përshtatshme për financim nga komuniteti i donatorëve, duke mos përfshirë projektet që do të realizohen ekskluzivisht nga buxheti vetanak i secilit institucion. Prandaj, ky dokument do të shfrytëzohet si instrumenti kryesor për lidhjen e kontributit të donatorëve me prioritetet nacionale në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme” ka thënë Kuçi.
Kjo strategji përcakton tri prioritete strategjike: përmirësimi i pavarësisë, efiçencës, efektivitetit, llogaridhënies dhe paanshmërisë së sistemit të drejtësisë; përmirësimi i parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë trafikimit me qenie njerëzore dhe narkotikë, krimit ekonomik dhe shpërlarjes së parave, kontrabandës me armë, krimit kibernetik dhe terrorizmit; si dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të gjykatave, prokurorisë, Policisë së Kosovës, përfaqësues të BE-së, shoqërisë civile, donatorë, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare të cilët e kanë vlerësuar këtë strategji si shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.