
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna dhe drejtorin ekzekutiv të kësaj Ode, Yll Zekaj.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka theksuar që do të kërkojë llogaridhënie dhe efikasitet të shtuar nga gjyqtarët dhe prokurorët, sidomos duke e marrë parasysh që ambienti i punës së institucioneve të drejtësisë është përmirësuar dukshëm dhe pozita e gjyqtarëve dhe prokurorëve është fuqizuar. Ministri Kuçi ka vlerësuar që avokatët kanë përgjegjësi po aq sa gjyqtarët dhe prokurorët në funksionimin sa më të mirë të sistemit të drejtësisë.
Gjatë këtij mandati, Ministri Kuçi planifikon që të iniciojë një vlerësim gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, për të shpalosur arritjet dhe ngecjet e deritanishme si dhe për të shërbyer si udhëzues i veprimeve në vijim. Ai ka kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës ta japin kontributin e tyre objektiv gjatë këtij procesi të rëndësishëm të rishikimit të sektorit të drejtësisë në vend.
Ministri Kuçi dhe përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës kanë folur edhe për marrëdhëniet mes Odës së Avokatëve dhe Odës së Noterëve të Kosovës. Ministri ka shpalosur nevojën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Noterinë. Përveç nevojës për qartësimin e fushave të përgjegjësisë së noterëve, është folur edhe për nevojën e ngritjes së numrit të noterëve dhe, si rezultat, ngritjen e konkurrencës dhe kualitetit të shërbimeve në favor të qytetarëve.