
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger me të cilin ka diskutuar për projektet dhe koordinimin e aktiviteteve në fushën e drejtësisë.
Ministri Kuçi, gjatë këtij takimi ka falënderuar Ambasadorin Schlumberger për kontributin që po jep OSBE në fushën e drejtësisë. Ministri ka diskutuar nismat e OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit që po përkrahin Odën e Avokatëve të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatën Supreme, si dhe profesionit të noterisë.
Ministri Kuçi ka kërkuar mbështetje nga OSBE-ja si partner legjitim gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, që pritet të shpalosë arritjet dhe ngecjet e deritanishme në fushën e drejtësisë, si dhe të shërbejë si udhëzues i veprimeve në vijim.
Ministri Kuçi dhe Ambasadori Schlumberger, gjithashtu kanë folur për mbarëvajtjen e procesit të themelimit të Akademisë së Drejtësisë, që do të shërbejë si ombrellë e përgatitjes profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe personelit mbështetës.
Ministri ka informuar Ambasadorin për Strategjinë për Asistencë në Fushën e Sundimit të Ligjit, që do të shërbejë si udhëzim për koordinimin e përpjekjeve të donatorëve në mënyrë që të arrihen rezultate edhe më të theksuara në fushën e drejtësisë.
Schlumberger në anën tjetër, i ka shpalosur projektet që po realizohen nga OSBE-ja në fushën e drejtësisë, duke përfshirë këtu organizimin e punëtorive për reformën legjislative, publikimi i buletinit të Gjykatës Supreme, organizimi i konferencës vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rritja e bashkëpunimit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rishikimi i performancës së profesionit të noterisë, mbështetja në themelimin e akademisë se drejtësisë dhe vazhdimi i ngritjes së përpjekjeve në adresimin e dhunës në familje.