
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka takuar një delegacion të Kumbeve të Bashkuara të kryesuar nga Ndihmësekretari i Përgjithshëm për Operacione në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse, Edmond Multe.
Në takim u diskutua kryesisht për zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e fundit, në sektorin e sundimit të ligjit dhe në fushat e tjera, si për procesin e dialogut me Serbinë, procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe në organizatat tjera rajonale dhe ndërkombëtare përfshirë këtu Kombet e Bashkuara.
Ministri Kuçi ka njoftuar Ndihmësekretarin Mulet për zhvillimet në Kosovë në vitet e fundit, rreth reformave në drejtësi në aspektin e hartimit të legjislacionit dhe ndryshimeve strukturale, pastaj për progresin e arritur në procesin e integrimit Evropian, dialogun me Serbinë dhe integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.
Kuçi paraqiti edhe zhvillimet konkrete në perspektivën Evropiane, si marrëveshja MSA dhe liberalizimi i vizave, duke potencuar që institucionet e Kosovës tanimë pothuajse kanë përmbushur obligimet që dalin nga këto procese dhe shtoi se edhe më tutje janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga marrëveshjet në fjalë.
Për më shumë, Kuçi theksoi së Kosova tani po hyn në një fazë të zhvillimit me një perspektivë të qartë Evropiane dhe së OKB-ja dhe institucionet e specializuara në Kosovë, janë një ndër partnerët kryesorë, duke shprehur kështu edhe synimet e Kosovës për anëtarësim në OKB, gjë kjo që sipas tij, do tu garantonte qytetarëve të Kosovës të drejta të barabarta me qytetarët e vendeve të rajonit dhe më gjerë.
Ndihmës-sekretar Mulet tha se është shume i impresionuar me zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e fundit. Ai tha së “në përgjithësi po shohim një pamje shumë inkurajuese dhe jemi të impresionuar me proceset që janë zhvilluar, kontributi i OKB-së dhe BE-së ka qenë i madh, por padyshim që institucionet e Kosovës janë ato që kanë kryer punën më të madhe në zhvillimin e vendit”.
Ai gjithashtu, shtoi se OKB-ja mbështet dialogun me Serbinë dhe rezultatet që ka dhënë ky dialog, duke theksuar se integrimi i serbëve të veriut është një proces shumë i rëndësishëm dhe zgjedhjet nacionale janë rast më i mirë për t`u dëshmuar ky integrim. Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të OKB-së përmes përfaqësuesve të tyre në Kosovë, ndërsa palët theksuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat e ndryshme me interes të përbashkët, e në veçanti në fushën e forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, përkatësisht përkushtim më të madh në zbatimin e kornizës legjislativë që tanimë është draftuar.