Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi: Zgjedhjet e lira dhe demokratike tejet të rëndësishme për Kosovën

Kuçi: Zgjedhjet e lira dhe demokratike tejet të rëndësishme për Kosovën

Prishtinë, 23/05/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit (KKKK), me temë “Zgjedhjet dhe Korrupsioni”, i cili u kryesua nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. 

Duke folur për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit, Zëvendëskryeministri Kuçi para të pranishmëve tha: 
“Organizimi i takimit të radhës i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit në këtë kohë parazgjedhore për të diskutuar pikërisht temën ‘Zgjedhjet dhe Korrupsioni”, është shumë e qëlluar. Është e rëndësishme që si në çdo rast tjetër të një rëndësie madhore institucionet e Kosovës të bashkojnë forcat për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Por mendoj që është veçanërisht e rëndësishme që tu dërgohet një mesazh i qartë qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira demokratike, zgjedhje ku fitimtare në fund rezulton të jetë Kosova dhe qytetarët e saj për maturinë e treguar gjatë zgjedhjeve. 

E kam përmendur edhe më herët por një ndër ndryshimet esenciale të bëra në legjislacioni, përkatësisht me miratimin e Kodit Penal është edhe futja e një kapitulli të veçantë, për  veprat penale kundër të drejtave të votimit (Kapitulli XVIII), ku janë paraparë të gjitha shkeljet e mundshme që në një formë apo tjetrën ndikojnë në pengimin e votimit të lirë. 

Ndër tjera me Kod janë paraparë veprat penale si: Cenimi i së drejtës për të kandiduar; kanosja e kandidatit; parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar; cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve; keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve; dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin; keqpërdorimi i të drejtës së votimit; pengimi i procesit të votimit; cenimi i fshehtësisë së votimit; falsifikimi i rezultateve të votimit; asgjësimi i dokumenteve të votimit. 

Unë personalisht kam insistuar që të futet ky kapitull në Kodin Penal, në mënyrë që të ndëshkohen të gjithë personat që pengojnë procesin e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe që secilit qytetarë me të drejtë vote të mund të realizojë atë të drejtë pa pengesa. Në zgjedhjet lokale të dhjetorit 2013, që kanë qenë edhe zgjedhjet e para pas miratimit të Kodit Penal, organet përkatëse të rendit dhe ligjit, përkatësisht Prokuroria e Policia kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në kapjen dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që kanë shkelë dispozitat e Kodit Penal, dhe kanë penguar realizimin e të drejtave të votimit. Zgjedhjet e dhjetorit janë cilësuar si zgjedhjet më demokratike që janë realizuar në Kosovë, e kjo ka qenë veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se këto zgjedhje janë organizuar nën patronatin e institucioneve të Kosovës. 

Andaj, unë shpresoj dhe besoj që suksesi i zgjedhjeve të dhjetorit 2013 do të përsëritet edhe në zgjedhjet e qershorit. Ftoj organet e rendit, Policinë, Prokurorinë, por edhe monitoruesit dhe qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi gjatë zgjedhjeve dhe të gjitha format potenciale të korrupsionit, apo ndërhyrjeve tjera në votën e lirë të qytetarëve. 

Qëllimi ynë kryesorë është që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ku të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të ushtrojnë këto të drejta në mënyrë të lirë dhe pa ndërhyrje. Edhe një herë duhet të dëshmojmë që jemi shtet demokratik, shtet ligjorë dhe të kemi zgjedhje legjitime”.

Foto Galeria