Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Të paraburgosurve dhe të burgosurve ju sigurohen kushtet për të ushtruar të drejtën e votës

Të paraburgosurve dhe të burgosurve ju sigurohen kushtet për të ushtruar të drejtën e votës

Prishtinë, 20/05/2014

Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Qendror Zgjedhorë sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të kushteve që të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të cilat janë caktuar të mbahen me 8 qershor të këtij viti.

Ky memorandum u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Valdete Daka. Pas nënshkrimit të memorandumit, Ministri Kuçi tha se është gjë e mirë që të respektohen të drejtat e secilit individ, në këtë rast e drejta për votë të atyre që janë në qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese.

“Unë premtoj se Ministria e Drejtësisë do t’i ofroj të dhënat për të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit, në ndërkohë do të krijoj edhe kushte adekuate që ata të votojnë në mënyrë të ligjshme, demokratike, në mënyrë sekrete dhe gjithmonë duke e respektuar të drejtën e tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës, që të marrin pjesë në vendimmarrje për të ardhmen e tyre qoftë në nivelin lokal apo qendror”, tha Kuçi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se me këtë memorandum në kuadër të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale ju është mundësuar të gjithë atyre personave që janë me nevoja të veçanta dhe kushte të veçanta që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ajo tha se “në këtë rast kemi të bëjmë me të paraburgosurit dhe të burgosurit të cilëve do t’ju mundësohet dhe do t’ju plotësohen të gjitha kushtet që ta ushtrojnë këtë të drejtë, gjë që ju garantohet me Kushtetutë dhe me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha Daka. Momentalisht në qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese të Republikës së Kosovës janë rreth 1800 të paraburgosur dhe të burgosur.