
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të përbërë nga gjyqtarë dhe anëtarë të Akademisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë.
Në fillim të takimit Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që Republika e Kosovës ka me Republikën e Turqisë dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që Kosova ka marrë nga Turqia si në fushën politike, ashtu edhe në atë të drejtësisë. Kuçi, po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës.
Ministri Kuçi ka njoftuar delegacionin turk për punë që ka bërë Ministria e Drejtësisë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai tha se është ndërtuar infrastruktura ligjore moderne për sistemin e drejtësisë, është ndërtuar një strukturë e re e organizimit të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe procesi i riemërimit të gjymëtarëve dhe prokurorëve është në fazën finale. Kuçi tha se është ndërtuar arkitektura e drejtësisë dhe disa standarde moderne, por tani sipas tij ka nevojë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, siç janë gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe të atyre që janë jashtë sistemit gjyqësor por që pretendojnë për tu bërë pjesë e këtij sistemi, siç janë juristet, avokatet etj.
Ministri Kuçi foli edhe për projektin e avancimit të Institutit Gjyqësorë të Kosovës në Akademi të Drejtësisë. Ai tha së me anë të këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Institutit Gjyqësorë të Kosovës, duke shtuar se për këtë projekt bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë është i mirëseardhur.
Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, thanë se vendi i tyre mbështet vazhdimisht Kosovën, ndërsa i kushton rëndësi të veçantë shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj. Ata premtuan vazhdim të mbështetjes për sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për këtë sistem, ndërsa shprehen gatishmërinë për të mbështetur avancimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë.