Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Rritet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Këshillit të Europës në fushën e sundimit të ligjit

Rritet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Këshillit të Europës në fushën e sundimit të ligjit

Prishtinë, 30/04/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Stephane Leyenberg, nga Divizioni i Drejtësisë- CEPEJ/KEED –  Sekretar i Komisionit dhe përfaqësuesin nga zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartëright.

Ministri Kuçi informoi përfaqësuesit lidhur me zhvillimet në fushën e sundimit te ligjit, dhe reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të infrastrukturës ligjore dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Ai tha se, është në interes të veçantë që të sigurohet pavarësia, paanshmëria dhe llogaridhënia e sistemit gjyqësorë.

Leyenberger theksoi se Këshilli i Europës është i interesuar për bashkëpunim konkret me Kosovën, veçanërisht përmes mekanizmave të monitorimit dhe evaluimit të drejtësisë, mekanizma këto të konsoliduar që përdoren në vlerësimin e sistemeve të drejtësisë edhe në shtetet anëtare. Këshilli i Europës është i interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën dhe përmes evaluimit të sistemit dhe punës konkrete të gjykatave të kontribuoje në ngritjen e efikasitetit të punës së gjyqësorit. 

Kuçi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Këshillin e Europës, duke potencuar se tani është e rëndësishme të sigurohet funksionaliteti efektiv i gjyqësorit dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët në mënyrë sa më efikase. 

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit edhe me institucionet e tjera në forma të ndryshme me qëllim të realizimit sa më të lehtë praktik të projekteve të ngjashme vlerësuese që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.  

Foto Galeria