Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Shënohet dy vjetori i themelimit të Odes së Noterëve të Kosovës

Shënohet dy vjetori i themelimit të Odes së Noterëve të Kosovës

Prishtinë, 14/04/2014

Nën organizim të Odes së Notereve të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, sot u shënua dy vjetori i themelimit të Odes së Noterëve, me ç’rast ka marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Arbena Shehu, Kryetare e Odes së Noterëve të Republikës së Kosovës, tha se kjo ceremoni e dy vjetorit të themelimit të Odës së Noterëve na kujton kohë kur filluam punën si ekip profesionistësh, të cilët sot ndihmojnë dhe shërbejnë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

“Duke ushtruar detyrën tonë me qëllim dhe vizion të përcaktuar qartë për konsolidimin e drejtësisë në vend, por edhe përmirësimin e respektimin e të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta, cilësore dhe efektive, noterët nga dita e parë e detyrës së tyre kanë luajtur edhe rolin e mësuesit të noterisë, me ç’rast kemi vetëdijesuar dhe ngritur vetëdijen e çdo qytetari, biznesi dhe çdo institucioni të Republikës së Kosovës që i është qasur zyrave tona”, ka thënë Shehu.

Duke folur për anëtarësimin e kësaj ode në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, Shehu tha se ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm për sistemin e noterisë në vend.

Në përvjetorin e dytë të saj, në shenjë falënderimi për kontributin e tij në themelimin e sistemit noterial të Kosovës, Oda e Noterëve të Kosovës e shpalli anëtar nderi dhe ndau mirënjohje për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Pasi pranoi mirënjohjen, Ministri Kuçi tha se mirënjohja më e madhe për të është puna e mirë që e kanë bërë noteret në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kuçi tha se anëtarësimi i Odes së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë me të drejta të plota është sukses i sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Me tej Kuçi tha se nga noterët pret punë të nivelit të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë dhe shtoi se Kosova ka ndërtuar arkitekturën e drejtësisë duke përmendur ndërtimin e infrastrukturës ligjore me standarde ndërkombëtare dhe infrastrukturën për punë të këtij sistemi, ndërsa tha se me noteri, ndërmjetësim dhe arbitrazh është plotësuar arkitektura e drejtësisë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe besimi i qytetarëve në këtë sistem.

Sistemi noterial në Republikën e Kosovës është themeluar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është mbështetur nga Qeveria zvicerane përmes implementimit të Institutit Ndërkombëtar të Noterisë. 

Foto Galeria