
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e drejtësisë, kështu u tha sot gjatë një takimi të zhvilluar në mes të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministres së Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Simonetta Sommaruga.
Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e Kosovës dhe Zvicrës në fushën e zgjidhjes së konflikteve alternative në veçanti për noteri, me ç’rast Ministri Kuçi vlerësoi mbështetjen e Zvicrës dhënë për sistemin noterial, sistem i cili sot është funksional në Kosovë.
U bisedua edhe për çështjen e tranzicionit të misionit të EULEX-it dhe për fusha tjera të rendit dhe ligjit, ku u potencua edhe bashkëpunimi që Kosova dhe Zvicra kanë edhe në baza ditore në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Edhe delegacioni zviceran i kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga, vlerësuan bashkëpunimin e bërë në fushën e drejtësisë në mes të Kosovës dhe Zvicrës, në të njëjtën kohe shprehen gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat, në veçanti në atë të drejtësisë.
Ministrja Sommaruga gjatë ditës do të vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.