Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Ngritja e kapaciteteve për luftimin e korrupsionit, prioritet për Qeverinë e Kosovës

Ngritja e kapaciteteve për luftimin e korrupsionit, prioritet për Qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 17/03/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim delegacionin e UNODC-së, në krye me Jason Reichelt, zyrtar i Drejtësisë. Qëllimi i takimit ishte njoftimi i Zëvendëskryeministrit Kuçi me bashkëpunimin e radhës midis UNDP-së dhe UNODC-së, në kuadër të Projektit të UNDP-së, në Mbështetje të Përpjekjeve Antikorrupsion në Kosovë, që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Gjatë takimit, Ministri Kuçi ka thënë se lufta kundër Korrupsionit është një nga prioritetet për Qeverinë e Kosovës dhe me interes për tëre institucionet dhe shoqërinë e Kosovës në përgjithësi. Ai tha se ne si Ministri e Drejtësisë kemi punuar në hartimin e  legjislacionit të duhur për të krijuar kushte adekuate për prokurorët dhe gjyqtarët, duke ashpërsuar dënimet për veprat penale me Kodin e ri Penal dhe duke lehtësuar procedurat me Kodin e Procedurës Penale, po ashtu, sipas tij është punuar për krijimin e një strukture adekuate për funksionimin e këtyre institucioneve. Ajo çka është veçanërisht e rëndësishme tani është zbatimi i këtyre dispozitave në praktikë nga ana e institucioneve përkatëse. 

UNODC, me anë të këtij projekti do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve dhe mekanizmave të brendshëm të gjyqësorit në Kosovë për hetimin e rasteve të brendshme të korrupsionit dhe disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për veprat të korrupsionit dhe aftësimin e mëtejmë të gjyqësorit që t’i hetojë dhe ndjekë penalisht rastet e korrupsionit jashtë gjyqësorit. 

Lidhur me pavarësinë e gjyqësorit, Ministri Kuçi ka thënë se bazuar në sistemin juridik të Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, sistemit gjyqësor i garantohet pavarësi dhe paanësi e plotë në punën e vet, ai tha se gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike, duke shtuar se pavarësi të plotë kanë edhe sa i përket menaxhimit të buxhetit. Ministri Kuçi me tej ka shtuar se garantimi i mandatit të përjetshëm dhe paga dinjitoze janë dy hapat më të rëndësishëm në kuadër të reformës në drejtësi, përmes të cilës është shënuar një progres drejt një gjyqësori të pavarur.

Kuçi ka theksuar se është e rëndësishme që përveç pavarësisë së gjyqësorit të sigurohet edhe llogaridhënia e këtyre institucioneve në mënyrë që të ngritët efikasiteti dhe profesionalizmi në punë. Për këtë vazhdimisht nevojiten vlerësime të jashtme dhe të brendshme të punës dhe performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndër tjera Kuçi theksoi edhe rëndësinë e transparencës së punës së gjyqësorit.

Për më shumë palët biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit dhe implementimin  e projekteve të përbashkëta që do të fokusohen në trajnimin e trajnerëve, zhvillimin e kampanjave publicitare dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit në përgjithësi me qëllim të forcimit të luftës kundër korrupsionit. 

Foto Galeria