
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, me të cilin kanë biseduar për aktualitetet politike të cilat po zhvillohen në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe ka mundësi që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, në veçanti ministritë respektive të ngrisin dhe të implementojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani dhe njëkohësisht të ngrisin kapacitetet për bashkëpunime të mëtejme.
“Qeveria e Maqedonisë e ka respektin për bashkëpunim, por natyrisht faktori politik shqiptar e ka mbështetjen tonën për ruajtjen e identitetit kombëtar, përforcimin e tij dhe përfaqësimin e plotë në institucionet republikane atje. Besoj që prosperiteti i shqiptarëve në Maqedoni dhe ku do që janë, është fuqizim i faktorit shqiptar, por njëkohësisht nënkupton fuqizim të bashkëpunimeve tona në planin ekonomik, politik dhe kulturor”, tha Kuçi.
Edhe Zëvendëskryeministri Xhaferi vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë e Republikën e Kosovës dhe tha se Maqedonia përmes përvojave të veta dëshiron të ndihmojë forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, që sipas tij është në interes kombëtar dhe regjional.
“Stabiliteti i Kosovës ndikon edhe në stabilitetin të ne. Lajm i gëzueshëm për ne është që Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe kjo ndihmon që institucionet e Kosovës të jenë më të qëndrueshme dhe më të respektueshme në rajon”, tha Xhaferi.
Duke folur për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Kosova dhe Maqedonia kanë tri marrëveshje juridike në fushën penale të cilat edhe po implementohen dhe shtoi se janë në përgatitje edhe të marrëveshjes për bashkëpunim juridik në çështjet civile, ku sipas tij me nënshkrimin e kësaj marrëveshje pritet të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, por edhe marrëdhëniet juridiko-civile të dy vendeve.
Në fund të takimit të dy zëvendëskryeministrat shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë të thellohet edhe më shumë.