Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Kuçi priti në takim Eurodeputeten Lunacek

Kuçi priti në takim Eurodeputeten Lunacek

Prishtinë, 20/01/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek. 

Ministri Kuçi, falënderoi Eurodeputeten Lunacek për kontributin e saj dhënë për Kosovën, në veçanti për raportimin që ka bërë për Kosovën dhe procedimin e rezolutës për Kosovën në Parlamentin Europian. 

Në këtë takim u diskutua edhe për procesin e tranzicionit te EULEX-it, konkretisht për procesin e koordinimit dhe negocimit, si dhe për proceset e integrimeve europiane. 

Kuçi tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin përsipër kryerjen e detyrave të parapara me ligj, duke vlerësuar se ndihma e misionit të BE-së është e nevojshme në formë të asistencës këshillëdhënëse për ngritjen e kapaciteteve në disa fusha specifike. Kuçi theksoi që proceset e integrimeve evropiane  duhet të intensifikohen dhe se Kosova është e gatshme t`i përmbushë të gjitha obligimet. 

Eurodeputetja Lunacek, shprehu konsideratën për bashkëpunim të mirë që ka me të gjitha institucionet e Kosovës, duke vlerësuar punën dhe zhvillimet e fundit në vend. Ajo tha se kanë vërejtur progresin e shënuar në fushën e drejtësisë, gjë që sipas saj duhet të reflektohet në të gjitha proceset.

Megjithatë, Lunacek përmendi disa fusha ku ende ka punë për të bërë në fushën e drejtësisë, përkatësisht në pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe mbrojtjen e dëshmitareve. Ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe nevojën që EULEX-i dhe misionet e tjera të veprojnë në partneritet me institucionet e Kosovës.  

Foto Galeria