
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian, përgjegjëse për rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it.
Përfaqësuesit e BE-së, të udhëhequr nga Hansjorg Haber, Shef i Operacioneve Civile të BE-së, kanë paraqitur pranë institucioneve të Kosovës idenë e tyre për tranzicionin e misionit të EULEX-it.
Ky tranzicion, që tashmë ka filluar në disa komponente të misionit, pritet të intensifikohet në muajt në vijim, deri në përfundimin e mandatit të tanishëm në qershor. Kuçi ka paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke rikujtuar ngritjen e kapaciteteve që janë bërë në vitet e fundit, forcimin e dukshëm të organeve të sistemit të drejtësisë, reformimin e gjyqësorit dhe legjislacionit. Palët kanë shkëmbyer ide të ndryshme në lidhje me riformatimin e mëtejshëm të EULEX-it, formën dhe natyrën e mëtejshme të këtij misioni.
Të njëjtat qëndrime janë paraqitur nga të dyja palët në një darkë zyrtare me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që ky proces ideator dhe negociues në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në muajt në vijim. Misioni i tanishëm i EULEX-it, do të vazhdojë të implementojë tranzicionin që tashmë ka filluar në shumë shtylla të tij.