
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Në një ceremoni të organizuar, sot u bë inaugurimi i projektit të Burgut të Sigurisë së Lartë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, të EULEX-it, UNOPS-it, ministra të Qeverisë së Kosovë dhe të institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, Ministri Kuçi tha se ky projekt i realizuar është rezultat i bashkëpunimit dhe partneritetit funksional që ka krijuar Ministria e Drejtësisë me Komisionin Evropian dhe partnerët tjerë. Ministri Kuçi tha se ky institucion do t’i ketë edhe standardet e formatit të kërkuara nga vendet anëtare të BE-së.
“Burgu i Sigurisë së Lartë, përveç standardeve të larta të sigurisë do të ofrojë standardet më të larta të respektimit të të drejtave të burgosurve që ua garanton ligji. Ne do të punojmë dhe angazhohemi për të krijuar një ambient ku respektohet dhe sundon ligji, dhe numri i atyre që shkelin ligjin të jetë sa më i vogël” tha Kuçi.
Ministri Kuçi, u shpreh i bindur se personeli i cili është përzgjedhur të punojë në Burgun e Sigurisë së Lartë, do të kryej punën me korrektësi, ndershmëri, guxim, paanshmëri dhe profesionalizëm.
“Ju do të keni pjesën tuaj të kontributit në sigurinë e vendit si të gjithë pjesëtarët e uniformuar të institucioneve tjera, qofshin ata policë, ushtarë etj. Unë ju sigurojë se do të keni mbështetjen e plotë të ministrisë në kryerjen e misionit tuaj”, tha Kuçi. Ministri Kuçi ka falënderuar Bashkimin Europian për ndihmën financiare që ka dhënë për ndërtimin e këtij Burgu, ndërsa ka falënderuar edhe UNOPS-in, Ministrinë e Administratës Publike dhe akteret tjerë për mbështetjen e dhënë gjatë ndërtimit të Burgut.
Për rëndësinë që ka ndërtimi i Burgut të Sigurisë së Lartë, gjatë kësaj ceremonie kanë folur edhe Christof Stock, Shefi i Operacioneve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Mats Mattson, Shef i Sektorit Ekzekutiv në EULEX, Peter Bach, Shef i Sektorit të Fuqizimit në EULEX dhe Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike, të cilët në të njëjtën kohë ofruan mbështetje të mëtutjeshme për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ndërtimi i Burgut të Sigurisë së Lartë është projekt i bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.