
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të UNOPS-it në Kosovë, Jan Mattsson, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me UNOPS-in, me thekës të veçantë për bashkëpunimin në realizimin e Burgut të Sigurisë së Lartë.
Ministri Kuçi ka falënderuar Drejtorin Mattsson për punën që ka bërë UNOPS-i në realizimin e projektit të ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë.
“Jam shumë i kënaqur me punën e bërë dhe profesionalizmin gjatë ndërtimit të burgut. Ky objekt është një ndër më të mirët në rajon dhe është një ndër projektet më të mëdha të Ministrisë së Drejtësisë për këtë vit”, tha Kuçi.
Drejtori Ekzekutiv i UNOPS-it, Mattsson shprehu kënaqësinë e tij që ishte pjesëmarrës i inaugurimit të Burgut të Sigurisë së Lartë, si projekt i realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ndërsa shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë në projekte që janë me rendësi për qytetarët e Kosovës dhe që kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit.
Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje me UNOPS-in, në realizimin e projekteve tjera të ardhshme, veçanërisht në mbështetjen e projektit të themelimit të Akademisë së Drejtësisë dhe në fushën e prokurimit dhe E-prokurimit, duke pas parasysh ekspertizën e UNOPS-it në këtë fushë. Kuçi, po ashtu njoftoi Drejtorin e UNOPS-it për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në reformimin e sistemit të drejtësisë.