
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në tryezën “Vlerësimi i reformës së tanishme dhe vizioni për të ardhmen", e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebet Stiftung.
Në këtë tryezë në të cilën u prezantua raporti lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, Ministri Kuçi tha se një ndër prioritetet më të mëdha të tij që nga marrja e Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, ka qenë reforma në fushën e drejtësisë. Ai tha se nga fillimi u angazhua në krijimin e një arkitekture të mirëfilltë ligjore dhe me standarde më të larta për drejtësinë në Kosovë duke krijuar parakushte për krijimin e një sistemi që funksionon mbi tri parime kryesore pavarësinë, paanshmërinë dhe llogaridhënien.
“Besoj që kemi arritur të krijojmë një infrastrukturë ligjore të mirë, që u krijon kushte të volitshme gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kryer detyrat e tyre me sukses dhe për të luftuar krimin”, tha Kuçi.
Duke folur për hartimin e legjislacionit, Ministri Kuçi përmendi se në kuadër të reformës dy projektet më madhore të realizuara kanë qenë hartimi i Kodit të Ri Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të cilat tashëm janë në fuqi dhe zbatohen në praktikë, duke shtuar se përveç Kodeve të përmendura, gjatë mandatit të tij janë hartuar rreth 40 ligje, të cilat sipas tij, kanë për qëllim funksionimin efikas dhe forcimin e sundimit të Ligjit në Kosovë.
“Në kuadër të reformimit të sistemit të Drejtësisë, nuk mund të mos flasim për punën që kemi bërë për të lehtësuar barrën e gjyqësorit përmes krijimit dhe funksionalizimit të profesioneve të lira: si themelimi dhe funksionalizimi i Sistemit të Noterisë, Sistemi i Ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe tani së fundi me miratimin e Ligjit për procedurën Përmbarimore edhe përgatitja e Përmbaruesve të parë privatë, të cilët në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojnë punën”, tha Kuçi.
Ministri Kuçi foli edhe për punët që janë bërë në drejtim të pavarësisë së gjyqësorit siç janë: mandati i përjetshëm, ngritja dhe nivelizimi i pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, krijimin e kushteve me të mira fizike të gjykatave dhe prokurorive etj.
Më tej, Kuçi foli edhe për hapat e mëtutjeshëm që pritët të merren si pjesë e reformimit të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, duhet të ketë transparencë më të madhe dhe publikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, lehtësimi i kritereve për prokurorë dhe gjyqtarë, krijimi i një mekanizmi për përfundimin e lëndëve të mbetura, etj.